Gati dosja për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan – Falsifikme, korrupsion, mashtrime…
Prokuroria Publike Themelore në Koçan dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan opinionin me hulumtimet e kryera rreth rastit tragjik të ndodhur në diskotekën Pulse në Koçan natën e 15 The post Gati dosja për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan – Falsifikme, korrupsion, mashtrime… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prokuroria Publike Themelore në Koçan dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan opinionin me hulumtimet e kryera rreth rastit tragjik të ndodhur në diskotekën Pulse në Koçan natën e 15 marsit.
Prokuroria Publike Themelore në Koçan kumtoi se ka parashtruar urdhër për realizimin e procedurës hetuese kundër 27 personave dhe tri kompanive, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryerës kanë kryer – Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 i Kodit Penal.
Të gjithë të dyshuarit gjatë periudhës prej vitit 2021 deri 16.03.2025, bashkë në çdo aspekt të rolit të tyre, përgjegjësisë dhe kompetencave, aspak nuk kanë vepruar sipas shkresave për masa për mbrojtje dhe me këtë e kanë vënë në rrezik jetën dhe trupin e njeriut dhe pronën në përmasa të mëdha.
Më tej, në njoftimin nga Prokuroria thonë se lëshimet e mëdha dhe veprimet e jashtëligjshme të personave përgjegjës dhe zyrtarë, kanë sjell deri tek ajo që gjatë shfrytëzimit të mjeteve piroteknike më 16.03.2025 gjatë kohës së ngjarjes me muzikë të grupit DNK në kabare Klub Puls në Koçan, është shkaktuar zjarr i cili ka shkaktuar vdekjen e 59 personave, mes të cilëve 6 fëmijë, kurse janë lënduar edhe 197 të tjerë, mes të cilëve 25 fëmijë.
Nëse sigurohen dëshmitë, në hetim do të përfshihen edhe persona të tjerë deri tani të pakonfirmuar të cilët edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se për shkak të veprimit dhe mosveprimit të tyre mund të shkaktojnë pasoja të dëmshme, janë pajtuar me mosveprimin e tyre dhe kanë kontribuar në fundin katastrofal.
“Tre të dyshuar paraqiten si persona përgjegjës, bashkëpronar dhe udhëheqës për periudhën e caktuar në kompaninë, filiali i të cilës është Klubi. I pari nga ata është blerës i objektit ku është vendosur klubi, pronari real dhe bartës i të gjithë objektit dhe punës. Objekti me qëllim për industri të lehtë, i cili gjendet në zonë industriale, aspak nuk i ka plotësuar kushtet që të jetë i ridestinuar në objekt hotelerik – kabare në përputhje me Ligjin për veprimtari hotelerike. por në vazhdimësi gjatë gjithë kohës të dyshuarit kanë marrë licencën të jashtëligjshme dhe kanë organizuar shërbime hotelerike. Përgjatë kësaj, të gjithë e dinin dhe kanë qenë të vetëdijshëm se klubi nuk i përmbush kushtet e parapara ligjore dhe mënyrën për kryerjen e veprimtarisë hotelerike. Në këtë kontekst, ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari i parë gjatë periudhës prej 13.03.2024 deri 13.02.2025 drejtpërdrejt personit zyrtar të dyshuar, i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, i ka dhënë para që të kryejë veprimtari zyrtare të cilën nuk do të duhej ta kryente dhe në këtë mënyrë, përgjatë kësaj të realizohet ligjërisht procedura, ka siguruar dokument zyrtar të falsifikuar – licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelerike. Për shkak të kësaj, kundër të punësuarit në Ministrinë për Ekonomi është zbatuar procedurë dhe për – Pranim të ryshfetit në bazë të nenit 357 të Kodit Penal”, thuhet më tej në njoftim.
Nga Prokuroria kanë njoftuar po ashtu se njëra nga të dyshuarit është edhe pronare dhe udhëheqëse e kompanisë së dyshuar nga Koçani, e cila në vitin 2010 ka vepruar ndaj kërkesës së pronarit të dyshuar dhe i ka përgatitur projekt si kusht për fillimin e punimeve dhe kryerjen e veprimtarisë hotelerike – kabare, edhe pse e ka ditur se nuk ka ekzistuar bazë ligjore që objekti të ridestinohet nga kategoria industri e lehtë në objekt që kryen veprimtari hotelerike – kabare. Këtë projekt të jashtëligjshëm, pronari gjatë periudhës prej 2012 deri në vitin 2023 në vazhdimësi e ka shfrytëzuar jashtëligjshëm në drejtim të fitimit të licencës për kryerjen e veprimtarisë hotelerike. Në vitin 2023, ai është drejtuar deri te e dyshuari që ta kryejë korrigjimin e projektit bazë, kurse ajo, pa verifikuar në vendin e ngjarjes, jashtëligjshëm ka kryer ndryshim të kompanive në projektin bazë dhe me këtë ka mundësuar që kabare të parashtrojë kërkesë për licencë.
“Nga Ministria e Ekonomisë deri në këtë moment të dyshuar janë ish ministri, por edhe ish sekretari shtetëror, udhëheqësi i sektorit, udhëheqësi i departamentit dhe bashkëpunëtori i ri, të cilët edhe për momentin punojnë në Ministri por në pozita të tjera. Të gjithë ata me moskryerjen e detyrave zyrtare të cilat janë të obliguar që t’i kryejnë, nuk kanë vepruar në bazë të shkresave dhe rregulloreve teknike për masa për mbrojtje dhe kompanisë së dyshuar, e cila nuk i ka plotësuar kushtet e parapara dhe mënyrën për kryerjen e veprimtarisë hotelerike në disa raste me licenca i kanë mundësuar kryerjen e veprimtarisë hotelerike – kabare”, thuhet më tej në njoftim.
Të dyshuar janë edhe dy ish drejtorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe tre inspektorë, të cilët edhe pse kanë qenë të obliguar të kryejnë inspektime, nuk i kanë kryer dhe gjatë periudhës prej 09.01.2020 deri në 16.03.2025 në asnjë rast nuk i kanë kryer kontrollet ndaj punës së kompanisë që të verifikojnë a ka pasur licencë të vlefshme, qa i ka plotësuar kushtet e parapara minimale – teknike të parapara në kërkesën për Licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelerike – kabare, dhe kushtet e tjera të parapara në përputhje me ligjin, me çka kanë mundësuar që Kabare Puls jashtëligjshëm të vazhdojë të kryejë veprimtari hotelerike.
Të dyshuar janë edhe tre kryetarët e Komunës së Koçanit, të cilët gjatë vitit 2021 deri më 16.03.2025, si dhe ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pasi nuk i kanë kryer detyrimet zyrtare të parapara në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, me çka kanë mundësuar që Kabare Puls jashtëligjshëm të vazhdojë të kryejë veprimtarinë hotelerike, në kundërshtim me Ligjin për veprimtari hotelerike dhe kushtet tjera të parapara në Ligj. Përgjatë kësaj periudhe, ka pranuar pagesa në bazë të kompensimit për objekt hotelerik. Sa i takon aktiviteteve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria për Punë të Brendshme vazhdon të kryejë kontrolle në drejtim të verifikimit të të gjitha lëshimeve gjatë gjithë periudhës së punës së klubit, transmeton TV21.
Më 16.03.2025, njëri nga të dyshuarit, përgjegjës në klub, ka organizuar koncert me dakordim gojor – ngjarje pa marrëveshje formale të nënshkruar me grupin muzikor DNK dhe më pas bashkë me udhëheqësit e dyshuar dhe pjesëtarët e dyshuar të Agjencisë për sigurim, me vetëdije se kapaciteti dhe kushtet e objektit nuk e lejojnë, kanë mundësuar hyrjen e 650 vizitorëve, mes të cilëve ka pasur më së paku 31 fëmijë. Njëri nga të dyshuarit ka kryer blerjen e biletave pa bartur llogari për numrin dhe moshën e mysafirëve të cilët mund të marrin pjesë, në kundërshtim me Ligjin për veprimtari hotelerike, duke mundësuar hyrjen dhe praninë e personave të mitur në ngjarje.
Nga Prokuroria po ashtu bëjnë të ditur se personat përgjegjës të diskotekës të dyshuar dhe anëtarë të sigurimit, nuk e kanë penguar hyrjen e mjeteve shpërthyese, edhe pse për këtë aktivet nuk kanë pasur leje të detyrueshme.
Për vendosjen dhe shfrytëzimin e mjeteve piroteknike, është i dyshuar edhe një anëtar i grupit muzikor.
“Ekziston dyshimi se anëtarët e grupit rreth orës 02:32, si pjesë e shfaqjes skenike dhe efektit i kanë aktivizuar mjetet shpërthyese – fontanat piroteknike të cilat kanë gjuajtur shkëndija në drejtim të tavanit mbi skenë, prej ku menjëherë është djegur pjesa e tavanit të objektit dhe zjarri është shpërndarë në gjithë objektit.
“Sa i takon lëshimeve të sigurimit, të dyshuar janë pronari dhe udhëheqësi i kopanisë për sigurim nga Shkupi, personi i autorizuar nga filiali në Koçan, tre të punësuar dhe një person i cili nuk është i punësuar në kompani por ka kryer punë të aprovuara në atë kompani. Të gjithë ata kanë kryer sigurim fizik, pa vlerësim paraprak të sigurisë dhe plan për sigurim, pa vlerësuar kushtet për mbrojtje kundërzjarri dhe rrezik nga zjarri, si dhe kushtet të tjera të sigurisë veçanërisht në raport të rreziqeve dhe mundësive për evakuim. Gjatë mbrëmjes kritike, nuk kanë kontrolluar dhe kanë mundësuar hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk janë kujdesur për tejmbushjen e kapacitetit të vizitorëve në objekt dhe nuk kanë penguar vendosjen dhe shfrytëzimin e mjeteve shpërthyese – mjeteve piroteknike me të cilat është shkaktuar zjarri dhe për shkak të së cilave ka nisur fatkeqësia në objekt”, thuhet më tej në njoftim.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se të gjithë të dyshuarit janë siguruar dhe se Prokuroria e Koçanit për shkak të rëndësisë së rastit, me të cilin ngarkohen dhe të gjitha rrethanat, kërkon paraburgim për të gjithë të dyshuarit, me përjashtim të 3 personave të cilët janë të hospitalizuar.
Sakaq, kundër 34 personave fizik dhe tre personave juridik janë ngritur dy kallëzime penale për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, ndërsa një person është dyshuar për marrje ryshfeti, tha Ministri Punëve i Brendshme Pançe Toshkovski, i cili njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, kanë përfunduar fazën e parë të procedurës në lidhje me ngjarjen penale juridike për tragjedinë e Koçanit. Toshkovski tha se kjo tragjedi ka thirrur për një mobilizim të plotë të institucioneve.
“Maqedonia duhet të fitojë në betejën kundër korrupsionit sistemik që mori jetët e 59 të rinjve. Kur ndodhi kjo tragjedi, me dhimbje në shpirt premtuam se nuk do të ketë kompromise me drejtësinë dhe do të ketë një hetim të shpejtë dhe të drejtë. E di që ka dyshime nga ana juaj, e di që përvojat e mëparshme kanë qenë të dhimbshme dhe shqetësuese dhe i justifikoj dyshimet tuaja, por theksoj se ky shqetësim është i panevojshëm dhe po e dëshmojmë përmes veprimeve tona se ka një ndryshim dhe se jemi të vendosur ta tregojmë këtë ndryshim me përgjegjësi dhe me përkushtim, dhe jemi të vetëdijshëm se nuk duhet t’ju zhgënjejmë.”, tha Ministri Punëve i Brendshme, Pançe Toshkovski.
Sipas Toshkovskit, policia në bashkëpunim me Prokurorinë do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit dhe të gjithë ata që kanë lidhje direket apo indirekte me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi.
Toshkovski shtoi se në këto momente, më e rëndësishme nga gjithçka është të tregojmë përgjegjshmëri përmes veprimit. Flaka Media
The post Gati dosja për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan – Falsifikme, korrupsion, mashtrime… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .