Në shkurt 244 leje për ndërtim, 173 janë për ndërtime të larta

Në shkurt të këtij viti janë dhënë 244 leje për ndërtim, që është për 10,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e lejeve, 173 janë për ndërtime të larta, ndërsa është paraparë ndërtimi i 309 banesave, tregojnë të dhënat më të reja të […]

Prill 11, 2026 - 00:00
Në shkurt 244 leje për ndërtim, 173 janë për ndërtime të larta

Në shkurt të këtij viti janë dhënë 244 leje për ndërtim, që është për 10,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e lejeve, 173 janë për ndërtime të larta, ndërsa është paraparë ndërtimi i 309 banesave, tregojnë të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës.

Numër më i madh i lejeve janë dhënë në Rajonin e Pollogut, 84, pas çka vijojnë ai i Shkupit me 57, Juglindor, 33, Rajoni Lindor, 21,…

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 14.476.578.000 denarë, që është për 195,4 më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri në 132 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 173 ( 70,9 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 25 ( 10,2 për qind për objektet e ndërtimit të ulët dhe 46 ( 18,9 për qind) për objektet për rikonstruim.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 309 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 36 919 metra katrorë. Në Rajonin e Shkupit do të ndërtohen 138 banesa, në rajonin e Pollogut 83, në atë Juglindor, 28, në Rajonin Jugperëndimor, 27,…

Nga gjithsej 244 objekte, tek 174 ( 71,3 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 70 (28,7 për qind) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 për qind në nivel vjetor, ndërsa për 2,1 për qind në nivel tremujor, tregon indeksi i çmimeve të patundshmërive, të cilin e publikon Banka Popullore në bazë të të dhënave që kanë të bëjnë me banesat e publikuara për shitje në territorin e kryeqytetit. Vitin e kaluar në tremujorin e parë banesat shënuan shtrenjtim vjetor për 19,5 për qind, në tremujorin e dytë për 19,9 për qind, në të tretin prej 25,1 për qind, ndërsa në të katërtin prej 25 për qind.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive në raportin e regjistrit të çmimeve dhe qirave në tregun e patundshmërive për vitin 2025 theksoi se për këtë vit parashikohet rritje mesatare në treg me interes të rritur për investime dhe rritje të vazhduar të qirave.