Pollozhani: Protesta e 6 Prillit sinjal për reflektim, barazia gjuhësore shtyllë e shtetit

Profesoresha e Fakultetit Juridik në Universiteti i Tetovës, Vlona Pollozhani, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar të studentëve më 6 prill, duke e cilësuar atë si një sinjal të The post Pollozhani: Protesta e 6 Prillit sinjal për reflektim, barazia gjuhësore shtyllë e shtetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 22:00
Pollozhani: Protesta e 6 Prillit sinjal për reflektim, barazia gjuhësore shtyllë e shtetit

Profesoresha e Fakultetit Juridik në Universiteti i Tetovës, Vlona Pollozhani, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar të studentëve më 6 prill, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë për reflektim institucional dhe shoqëror në Maqedonia e Veriut.

“Protesta e studentëve në 6 Prill është një thirrje e qartë për reflektim mbi stabilitetin politik dhe shoqëror në Maqedoninë e Veriut. Një nga shtyllat më delikate të shtetndërtimit është barazia gjuhësore si parakusht për bashkëjetesë,” deklaroi Pollozhani.

Ajo thekson se baza kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit, konkretisht nga amendamenti V, i cili, sipas saj, garanton barazinë efektive dhe karakterin shumetnik të shtetit.

“Ky status sanksionon parimin e barazisë efektive dhe karakterin shumetnik të shtetit, duke e shndërruar përdorimin e gjuhës nga një çështje identitare në një normë imperative (jus cogens),” theksoi ajo.

Pollozhani paralajmëron se çdo përpjekje për të kufizuar këtë të drejtë përmes interpretimeve të ngushta juridike cenon parimet themelore të rendit juridik.

“Çdo tentativë për kontestimin apo reduktimin e kësaj të drejte përmes interpretimeve të ngushta juridike, cenon parimin e pacta sunt servanda (marrëveshjet duhet të zbatohen), i cili përbën një nga shtyllat kryesore të sigurisë juridike,” u shpreh ajo.

Në fund, ajo nënvizon se interpretimi i ligjit duhet të jetë gjithmonë në funksion të qëllimit të tij.

“Sipas parimit pacta sunt servanda, interpretimi i ligjit duhet bërë gjithmonë në favor të realizimit të qëllimit të tij,” përfundoi Pollozhani. Gazeta Flaka

The post Pollozhani: Protesta e 6 Prillit sinjal për reflektim, barazia gjuhësore shtyllë e shtetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .