Në tetë vende të Maqedonisë së Veriut është ndaluar përdorimi i dronëve
Agjencia për aviacion civil ka publikuar nëntë pikat e Maqedonisë së Veriut ku është ndaluar përdorimi i dronëve, transmeton Portalb.mk. Vendet ku është ndaluar përdorimi i dronëve: Koçani, Shtipi me rrethinë, Çeshinovao – Obleshevo, Strumica me rrethinë, Probishtipi me rrethinë, Makedonska Kamenica me rrethinë, Vinica dhe Shkupi (varrezat në Bute, Gjorçe Petrov, Lisiçja e Epërm […]


Agjencia për aviacion civil ka publikuar nëntë pikat e Maqedonisë së Veriut ku është ndaluar përdorimi i dronëve, transmeton Portalb.mk.
Vendet ku është ndaluar përdorimi i dronëve: Koçani, Shtipi me rrethinë, Çeshinovao – Obleshevo, Strumica me rrethinë, Probishtipi me rrethinë, Makedonska Kamenica me rrethinë, Vinica dhe Shkupi (varrezat në Bute, Gjorçe Petrov, Lisiçja e Epërm dhe Nezeri i Epërm.
“Njoftojmë gjithë shfrytëzueit e droneve se është vendosur ndalesë për kryerjen e çfarëdo operacioni me dronët në këta vendbanime”, njoftoi Agjencia.
Ata paralajmërojnë edhe sanksione në bazë të Ligjit për aviacion.
Ndryshe, dy gazetarë të Televizionit TV21 dhe një gazetar i Agjencisë “Reuters”, shtetas të Republikës së Serbisë, më 19 mars janë mbajtur në stacionin policor “Qendër”, pasi e kanë incizuar me dron protestën e mbajtur në sheshin “Maqedonia” në Shkup.
Agjencia e Aviacionit Civil dje (18 mars) ka njoftuar se ka ndaluar përdorimin e dronëve në hapësirën e Koçanit dhe Shtipit në këtë periudhë. “Mbi e qytetit të Koçanit dhe Shtipit është vendosur ndalesë për kryerjen e çfarëdo operacioni me dron”, njoftoi Agjencia e Aviacionit Civil.
Mijëra protestues u mblodhën më 18 mars në sheshin e qytetit të Shkupit për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan. Protesta ishte e qetë dhe filloi me një heshtje të trishtë 16 minutëshe. Qytetarët paralajmëruan se do të ketë sërish tubime të tilla.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.