Aktakuzë kundër pesë personave për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, jashtëligjshëm përfituan mbi 832 milionë denarë
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas kryerjes së procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizikë. Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 në Tetovë, i pandehuri i […]
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas kryerjes së procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizikë. Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 në Tetovë, i pandehuri i parë S.Sh. si pronar dhe menaxher i personit të akuzuar juridik nga Tetova, së bashku dhe në bazë të marrëveshjes paraprake me të akuzuarin e tretë H.F. atëkohë drejtori i Institucionit Nacional – Qendra për Kulturë “Iljo Anteski – Smok” – Tetovë dhe me të pandehurin e katërt A.A. – kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa më pas edhe ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës së Kulturës, me vetëdije ka anashkaluar rregulloret dhe rregullat e procedurës për dhënien e kontratës së prokurimit publik dhe ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar. Me veprimet që përbëjnë kryerje të shumëfishtë të së njëjtës vepër, të pandehurit për personin e dytë të akuzuar juridik kanë arritur përfitime pasurore të mëdha në shumë prej 832.983.064,00 denarë, transmeton Portalb.mk.
“Duke përfituar nga të njëjtat mundësi, ata ndërmorën disa veprime të lidhura me kohën e pranimit të ofertave të koordinuara, situatave të ndërmjetme dhe përfundimtare që ndryshuan tërësisht lëndën e marrëveshjes që reduktoi nga 22 pozicionet e dakorduara dhe përfundimin e objektit deri në fazën e “çelësit në dorë”, në vetëm 4 pozicione në fazën karabina, pa pasur projekt të miratuar për të njëjtën. Në të njëjtën kohë, e rritën vlerën e projektit, ndërsa për ta arsyetuar lidhën 12 anekse të kontratës, me çka është paguar 138.488.064,00 denarë më shumë se sa ishte marrëveshja fillimisht dhe mjetet materiale të parapara për atë qëllim. Me anekset përfundimtare në këtë mënyrë, ndonëse procedura ishte e pandashme, ato ndanë dhe ndryshuan lëndën e kontratës së lidhur nga faza “çelës në dorë” në fazën ndërtim karabina, duke mundësuar kështu zhvillimin e dy procedurave të reja të prokurimit publik në të ardhmen dhe dhënien e kontratave të reja për vazhdimin – fazën e dytë, duke ofruar kështu përfitime për operatorët potencial ekonomik në procedurat shtesë”, njoftojnë nga Prokuroria.
Në vitin 2018 dhe 2021, ata kryen procedura të reja të prokurimit publik – njëra për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për fazën enterier për një ndërtesë në ndërtim dhe e dyta subjekt marrëveshje – faza e dytë për ndërtimin e një godine të re për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës. Me lidhjen e kontratave të reja në vlerë të përgjithshme prej 1.345.917.098.000 denarë pa TVSH, kanë tejkaluar vlerën e kontratës bazë për një përqindje prej 93% të çmimit të kontraktuar në kontratën bazë, e cila është 694.495.000 denarë pa TVSH.
Në mënyrë shtesë, duke mos përmbushur detyrimet ligjore për evidentimin dhe raportimin e detyrimeve tatimore dhe për shkak se nuk kanë përgatitur një projekt bazë të situatës së ndryshuar, në dëm të Buxhetit të RMV-së nga mjetet shtesë të miratuara dhe të destinuara për projektin dhe prokurimin publik të enterierit për teatrin obligohen dhe paguajnë shuma të konsiderueshme dhe prej 232.699.289,00 denarë për TVSh, të cilën nuk e kanë regjistruar dhe raportuar me kohë dhe nga e cila do të liroheshin.
“I pandehuri i pestë, B.M. si kryeinxhinier mbikëqyrës në personin juridik i angazhuar si organ mbikëqyrës në zbatimin e kontratës së prokurimit publik nga viti 2015 deri në vitin 2020, duke përfituar nga të njëjtat mundësi, ka ndërmarrë veprime të shumta të lidhura përkohësisht me mos ushtrimin e mbikëqyrjes së duhur dhe në mënyrë tjetër ka vepruar nga pakujdesia në ushtrimin e kompetencave të tij të veçanta.. Ai nënshkroi regjistrat e ndërtimit dhe librat e sasive sipas projektit bazë, mundësoi nënshkrimin e anekseve të kontratave në bazë të situatave të ndërmjetme dhe përfundimtare të parashtruara më parë, si dhe bëri pranimin teknik të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, edhe pse sipas dispozitave të Ligjit për ndërtim duhej paraprakisht të përgatitej Projekt duke pasur parasysh se sistemi strukturor ishte ndryshuar plotësisht, një projekt i ri duhet të kishte kërkuar analiza të reja strukturore dhe statistikore të objektit. Si rezultat i mospërgatitjes së Projektit dhe mungesës së vendimit për miratimin e ndryshimeve që do të ishin pjesë përbërëse e lejes së ndërtimit, nuk është përgatitur Projekt për përdorim dhe mirëmbajtje, kështu që objekti nuk mund të regjistrohet në librat publikë të pasurive të paluajtshme. Me veprime të tilla rëndë i ka shkelur të drejtat e INQK “Iljo Anteski Smok” – Tetovë – Ministria e Kulturës dhe Turizmit”, thonë nga Prokuroria.
Sipas përshkrimit të detajuar që përmban aktakuza, i pandehuri i parë S.Sh. dhe i akuzuari i dytë juridik ka kryer veprën penale të zgjatur – Shpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat nga neni 275-c i Kodit Penal. Të pandehurit H.F. dhe A.A. ka kryer veprën penale të zgjatur të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe i pandehuri B.M. ka kryer vepër penale të zgjatur Pakujdesi në shërbim.
Kujtojmë se ndërtimi i Objektit të Teatrit dhe Bilbiotekës ishte premtuar që më 6 tetor të vitit 2010, kur ministrja e atëhershme e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska e prezantoi zgjidhjen ideore për pamjen e teatrit multifunksional, që duhet të ofrojë teatër, kinema dhe bibliotekë. Gurë-themeli për ndërtimin e këtij objekti u hodh më 28 nëntor të vitit 2014. Punimet janë zhvilluar shumë ngadalë dhe me shumë probleme të cilat Portalb i ka dokumentuar ndër vite.
- LEXO: Projektit të objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës që ndërtohet 10 vite e fundit, do të duhet t’i bëhet revizion
- LEXO: Shtyhet përsëri afati për përfundimin e objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, 2027 afati i ri
- LEXO: Premtohet 12 vite, ndërtohet 8, nevojiten dhe 4 vite që objekti i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës të jetë gati