Nesër do të takohet kryeministri Mickoski me kryeopozitarin Filipçe në Qeveri

Kryeministri Hristian Mickoski dhe lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe nesër në orën 14:00 do të kenë takim në Qeveri, raporton MIA. Filipçe sot propozoi edhe konceptin për një dialog të ri shoqëror dhe politik. Pas tragjedisë në Koçan, tha Filipçe, qytetarët reaguan me revoltë dhe hidhërim, sistemi nuk funksionon siç duhet, e për këtë […]

Prill 3, 2025 - 00:00
 0  7
Nesër do të takohet kryeministri Mickoski me kryeopozitarin Filipçe në Qeveri
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kryeministri Hristian Mickoski dhe lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe nesër në orën 14:00 do të kenë takim në Qeveri, raporton MIA. Filipçe sot propozoi edhe konceptin për një dialog të ri shoqëror dhe politik. Pas tragjedisë në Koçan, tha Filipçe, qytetarët reaguan me revoltë dhe hidhërim, sistemi nuk funksionon siç duhet, e për këtë faj, siç tha, kemi të gjitha partitë politike.

“Në pajtim me komunikimin publik dhe nismat dhe gatishmërinë e demonstruar nga të dy anët, për nesër në orën 14 është caktuar takim mes kryeministrit Hristian Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, theksojnë nga Qeveria.

Në deklaratë për mediumet në Shtip, Mickoski tregoi gatishmëri për takim me Filipçen, i cili sot bëri thirrje për dialog politik dhe shoqëror. Sferat ku duhet qasje sistematike, sipas Filipçes, janë  – arsimi, jurisprudenca, mjedisi jetësor, partizimi dhe politizimi.

“Nëse ka plan siç paralajmëruan, jam i gatshëm ta pranoj në takim kryetarin e LSDM-së ta arsyetojë planin, ta dëgjojmë planin sepse janë kohë serioze, unë jam njeri serioz, gjëra serioze janë në pyetje dhe e pakta që duhet të bëhet është estradë në skenë publike. Nëse me të vërtetë ka plan dhe dëshirë të ndihmohet, qëndroj në dispozicion në çdo kohë do ta risistemoj orarin tim, në mesnatë në mesnatë, pas mesnate, kur të thotë atëherë do ta dëgjoj planin e tij dhe të shoh nëse në atë plan mund të zgjidhet diçka. Por, nëse plani përfshin qasje “Stabri”, siç ishte në të kaluarën gjatë koronës atëherë plane të tilla nuk mund të pranoj”, deklaroi Mickoski.

Ai me këtë rast tha se nevojiten reforma thelbësore në drejtësi dhe miratimi i agjendës reformuese me konsensus të gjerë.

“Bëjë thirrje për një një formë të dialogut politik dhe shoqëror, që do të mundësojë përcaktimin e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e vendit. Nevojitet të ndërtohet një sistem që do të funksionojë në dekadat e ardhshme, pavarësisht se cila parti është në pushtet, me udhëzime të qarta në fushat kyçe të jetës shoqërore”, tha Filipçe.

LSDM dhe Venko Filipçe absolutisht nuk kanë kredibilitet politik, as legjitimitet të ofrojnë koncepte për Maqedoninë në këtë moment, reagojnë nga partia ZNAM pas konferencës së sotme për shtyp të Filipçes në të cilën ai propozoi koncept për dialog të ri shoqëror dhe politik.

“Që këtej, Venko Filipçe dhe LSDM nuk mund të jenë zgjidhje e problemeve, sepse treguan se ata janë problem për çdo zgjidhje”, theksojnë nga ZNAM dhe pyesin nëse lideri i vetëshpallur i opozitës me këtë kërkon mënyrë që të faktorizohet si faktor politik në opinion dhe të ulet në tryezën negociuese, duke e pasur parasysh gjendjen e dëshpëruar të partisë së tij.