Nesër Kuvendi mban seancë, disa pika në rendin e ditës

Gjatë seancës, do të ketë pyetje parlamentare. Po ashtu, priten edhe deklarime jashtë rendit të ditës si dhe shqyrtimi dhe votimi i marrëveshjeve të ndryshme. Rendi i ditës: Miratimi i rendit të ditës, Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e

Prill 10, 2026 - 01:30
Nesër Kuvendi mban seancë, disa pika në rendin e ditës
neser-kuvendi-mban-seance,-disa-pika-ne-rendin-e-dites

neser-kuvendi-mban-seance,-disa-pika-ne-rendin-e-dites

Gjatë seancës, do të ketë pyetje parlamentare.

Po ashtu, priten edhe deklarime jashtë rendit të ditës si dhe shqyrtimi dhe votimi i marrëveshjeve të ndryshme.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Kfw, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0,
Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit,
Zgjedhja e 1 (një) anëtari Joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”,
Propozimi i grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.