Nesër në Shkup do të mbahet aktiviteti shkollor “Dita e kulturave frankofone”
Të premten, më 28 mars, me fillim në orën 11:00 në shkollën fillore “Kiro Gligorov” do të mbahet aktiviteti shkollor me titull “Dita e kulturave frankofone”, qëllimi i të cilit është, që përmes një sërë aktivitetesh shkollore në stenda interaktive, publikut vendas t`i ofrohet diversiteti kulturor i vendeve frankofone, transmeton Portalb.mk. Aktiviteti do të hapet […]


Të premten, më 28 mars, me fillim në orën 11:00 në shkollën fillore “Kiro Gligorov” do të mbahet aktiviteti shkollor me titull “Dita e kulturave frankofone”, qëllimi i të cilit është, që përmes një sërë aktivitetesh shkollore në stenda interaktive, publikut vendas t`i ofrohet diversiteti kulturor i vendeve frankofone, transmeton Portalb.mk.
Aktiviteti do të hapet zyrtarisht nga Sh. T. z. Kristof Lë Rigoler, ambasador i Francës dhe z. Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës së Qendrës.
Ngjarja organizohet nga Ambasada e Francës, Instituti Francez në Shkup dhe Komuna e Qendrës, e ku marrin pjesë këto shkolla: SH.F.K. “Dimitar Milladinov”, SH.F.K.”Koço Racin”, SH.F.K. “Kole Nedellkovski”, SH.F.K. “Goce Dellçev”, SH.F.K. “11 Tetori”, SH.F.K.”Johan Hajnrih Pestaloci”, SH.F.K. “Shën Kirili dhe Metodi”, SH.F.K. “Kiro Gligorov”.