Taravari dhe Fetai në Shqipëri në takime me presidentin Begaj

Një delegacion nga Aleanca për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari Arben Taravari, i cili gjithashtu mban postin e ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, që njëkohësisht është sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në ASH, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka pasur një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, […]

Nëntor 20, 2024 - 20:00
 0  5
Taravari dhe Fetai në Shqipëri në takime me presidentin Begaj

Një delegacion nga Aleanca për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari Arben Taravari, i cili gjithashtu mban postin e ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, që njëkohësisht është sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në ASH, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka pasur një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Sot, së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe një delegacion nga ASH-ja, pata kënaqësinë të takoja Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në një atmosferë vëllazërore dhe bashkëpunuese.

E përgëzuam Presidentin për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe shprehëm dëshirën që rrugët tona të bashkohen sa më parë në këtë proces jetik për vendet dhe popujt tanë”.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët.

“Në fokus ishte infrastruktura dhe përmbyllja sa më e shpejtë e Korridorit VIII, si një hap i rëndësishëm drejt sigurisë së përbashkët, zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian”.