Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me Libanin, me kushtin që…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli do të nisë negociatat me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke sinjalizuar një hap të ri në drejtim të uljes së tensioneve mes dy vendeve. Sipas tij, vendimi vjen pas thirrjeve të përsëritura nga pala libaneze për hapjen e dialogut të drejtpërdrejtë. Netanyahu bëri të […]

Prill 9, 2026 - 21:00
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me Libanin, me kushtin që…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli do të nisë negociatat me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke sinjalizuar një hap të ri në drejtim të uljes së tensioneve mes dy vendeve.

Sipas tij, vendimi vjen pas thirrjeve të përsëritura nga pala libaneze për hapjen e dialogut të drejtpërdrejtë. Netanyahu bëri të ditur se i ka dhënë udhëzime kabinetit që të fillojë bisedimet në kohën më të afërt.

Ai theksoi se negociatat do të fokusohen në çarmatimin e Hezbollah dhe në vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit.

Gjithashtu, Netanyahu u shpreh se Izraeli vlerëson thirrjen e bërë nga kryeministri libanez për demilitarizimin e Bejrut, duke e konsideruar atë si një zhvillim pozitiv në drejtim të stabilitetit rajonal.