Nevzat Bejta takon banorët e Balindollit, prezanton programin zgjedhor
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Balindoll, ku ka dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre. “Sot The post Nevzat Bejta takon banorët e Balindollit, prezanton programin zgjedhor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Balindoll, ku ka dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
“Sot takova edhe banorët e Balindollit. Dëgjova kërkesat e tyre dhe prezantova programin tim zgjedhor, me projekte konkrete zhvillimore për çdo vendbanim të Gostivarit,” ka deklaruar Bejta.
Ai theksoi se angazhimi për zhvillimin e barabartë të të gjitha vendbanimeve do të nisë menjëherë pas zgjedhjeve. “Më 11 janar nisim që projektet t’i jetësojmë, sepse bashkërisht na presin shumë punë të mira,” u shpreh Bejta.
Sipas tij, bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet baza kryesore për hartimin dhe realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme në Gostivar. Gazeta Flaka
The post Nevzat Bejta takon banorët e Balindollit, prezanton programin zgjedhor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .