Nga mesnata ulen çmimet e karburanteve në Maqedoni
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka njoftuar se nga mesnata e sotme do të hyjnë në fuqi çmime të reja për derivatet e naftës në vend, me ulje për të The post Nga mesnata ulen çmimet e karburanteve në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka njoftuar se nga mesnata e sotme do të hyjnë në fuqi çmime të reja për derivatet e naftës në vend, me ulje për të gjitha llojet e karburanteve.
Sipas vendimit të ri:
- EUROSUPER 95 do të shitet me 74 denarë/litër, 1,5 denarë më lirë.
- EUROSUPER 98+ ulet gjithashtu për 1,5 denarë dhe do të kushtojë 76 denarë/litër.
- EURODIESEL do të shitet me 68,5 denarë/litër, pas uljes prej 1 denari.
- Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 68 denarë/litër, 1,5 denarë më lirë.
Ky vendim i KRRE-së sjell lehtësim për qytetarët dhe bizneset, duke reflektuar lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të naftës.
Flaka
The post Nga mesnata ulen çmimet e karburanteve në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .