Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

10:10- Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Shkup, gjatë gërmimit të themeleve, tre punëtorë janë zënë nga dheu. Gjatë operacionit të shpëtimit dy prej tyre janë nxjerrë dhe me urgjencë janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa në koordinim me QMK-në dhe […]

Prill 24, 2026 - 11:30
Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

10:10- Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Shkup, gjatë gërmimit të themeleve, tre punëtorë janë zënë nga dheu.

Gjatë operacionit të shpëtimit dy prej tyre janë nxjerrë dhe me urgjencë janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa në koordinim me QMK-në dhe Brigadën e Zjarrfikësve po ndërmerren masa për nxjerrjen edhe të punëtorit të tretë.


9:50 –
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ku të paktën dy punëtorë ndërtimi janë mbuluar nga dheu gjatë hapjes së themeleve për një ndërtesë të re.

Ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi pranë parkut “Maqedonia”. Ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur të nxjerrin njërin prej punëtorëve, ndërsa po vazhdojnë kërkimet intensive për të nxjerrë edhe personat e tjerë që ndodhen nën rrënoja. Në vendngjarje ndodhen policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj shembjeje. (INA)