Nikollovski paralajmëron uljen e numrit të të punësuarve në Postën e Maqedonisë, nga 1900 në 1400 të punësuar

Do të luftojmë ta ruajmë Postën e Maqedonisë dhe nuk do të lejojmë që interesat private ta shkatërrojnë postën shtetërore, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski në podkastin “Muhabete Biznesi”. “Posta duhet të mbijetojë. Atë e kam betejë të madhe edhe pse shumë persona nuk duan. Posta ka rreth 1900 të punësuar, planifikojmë ta racionalizojmë në 1400 të […]

Nëntor 29, 2024 - 15:00
 0  3
Nikollovski paralajmëron uljen e numrit të të punësuarve në Postën e Maqedonisë, nga 1900 në 1400 të punësuar

Do të luftojmë ta ruajmë Postën e Maqedonisë dhe nuk do të lejojmë që interesat private ta shkatërrojnë postën shtetërore, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski në podkastin “Muhabete Biznesi”.

“Posta duhet të mbijetojë. Atë e kam betejë të madhe edhe pse shumë persona nuk duan. Posta ka rreth 1900 të punësuar, planifikojmë ta racionalizojmë në 1400 të punësuar me një plan që po e punojmë, por duhet të mbijetojë sepse ka interesa të mëdha private të cilat duan që Posta të dështojë. Ato janë postat private. Por nuk do të lejojmë”, deklaroi Nikolloski.

Ai javën e kaluar paralajmëroi se pret ndryshime edhe në Agjencinë e Postave që të kontrollohet se si u janë dhënë licenca postave private, siç tha, kanë punuar në shkatërrimin e Postës Kombëtare.

“Pasi e zgjodhëm problemin me pagat tani shkojmë me stabilizim, aty ka pasur vendime mjaft të këqija të cilat po i ndryshojmë. Paralelisht pres këto ditë ndryshime edhe në Agjencinë e Postave të kontrollojmë se si u janë dhënë licenca të caktuara postave private të cilat punojnë prej poshtë me qëllim që ta shkatërrojnë Postën e Maqedonisë dhe jam i bindur se tashmë vitin e ardhshëm cilësia do të shkojë shumë lartë dhe për herë të parë pas shumë viteve Postat e Maqedonisë do të kenë fitim. Lidhur me objektin qendror kemi marrëveshje me Delegacionin e BE-së në Shkup dhe Ministrinë e Kulturës dhe do të bëhet qendër shumë e bukur multi mediale gjatë dy deri tre vjetëve”, paralajmëroi Nikolloski, duke e komentuar pohimin të cilin e tha para pak kohësh se udhëheqësia paraprake ka planifikuar ta bëjë kabare objektin qendror të Postës.