Toshkovski: Nata e Vitit të Ri kaloi përgithësisht qetë, janë arrestuar 33 persona
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski e vlerësoi të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në shtet gjatë natës së Vitit të Ri, njofton Portalb.mk. Siç informoi ai, në territorin e shtetit kanë ndodhur gjithsej 29 vepra penale-juridike dhe janë arrestuar 33 persona. Kanë ndodhur 28 aksidente trafiku prej të cilëve tre me lëndime […]
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski e vlerësoi të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në shtet gjatë natës së Vitit të Ri, njofton Portalb.mk.
Siç informoi ai, në territorin e shtetit kanë ndodhur gjithsej 29 vepra penale-juridike dhe janë arrestuar 33 persona. Kanë ndodhur 28 aksidente trafiku prej të cilëve tre me lëndime të rënda trupore.
“Përgjithësisht, nga aspekti penal-jurikd në territorin e shtetit janë bërë 29 vepra penale dhe janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 14 janë të lidhura me tregti me drogë në lokacione të ndryshme. Ka pasur rreth 28 aksidente trafiku, prej të cilëve tre me lëndime të rënda trupore, ndërsa për fat të mirë nuk kishim aksidente trafiku me pasoja më të rënda. Kështuqë, përgjithësisht mund të konkludoj se kishim gjendje të qetë dhe stabile të sigurisë në territorin e Maqedonisë dhe edhe njëherë të dërgoj falënderime të mëdha deri te të gjithë nëounësit policorë të cilët gjatë natës u janë përgjigjur lartë detyrës”, deklaroi Toshkovski, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të Qendrës së skijimit “Mihajllovo”.