Nina sot feston ditëlindjen, Fero me mall e mërzi ia shpreh dashurinë
Nina vajza e Feros dhe Arbenitës sot po feston ditëlindjen e katërt. Në këtë ditë të rëndësishme për vajzën nuk mungoi urimi i Feros duke treguar edhe mërzinë dhe mallin për të bijën, shkruan “Kosovarja”. “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht […]

Nina vajza e Feros dhe Arbenitës sot po feston ditëlindjen e katërt.
Në këtë ditë të rëndësishme për vajzën nuk mungoi urimi i Feros duke treguar edhe mërzinë dhe mallin për të bijën, shkruan “Kosovarja”.
“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë.
Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk.
Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejtën tem si babi yt – për me t’pase afër, me t’dashtë pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë.
Kurgjo nuk mundet me thy lidhjen tonë.
T’premtoj që kom me ardhë, kom me t’mbajt fort dhe s’kom me t’lon mo kurrë.
Gëzuar ditëlindjen, shpirti jem!
Babi të don pafundësisht edhe po vjen për ty.”, ka shkruar Fero.
PS.
Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.
Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij.
Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi.