Nis festa në ‘San Siro’, ylli i madh niset me avion privat për t’u bashkuar Milanit

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari është nisur për Milano. Ai është fotografuar i buzëqeshur në avion privat rruges për Itali. Kjo fotografi e publikuar nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, vjen si konfirmim i fundit se Jashari është në prag të zyrtarizimit me gjigantin italian, Milanin, raporton IndeksOnline. “Është klubi i vetëm që ai […]

gusht 6, 2025 - 00:00
 0
Nis festa në ‘San Siro’, ylli i madh niset me avion privat për t’u bashkuar Milanit

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari është nisur për Milano.

Ai është fotografuar i buzëqeshur në avion privat rruges për Itali.

Kjo fotografi e publikuar nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, vjen si konfirmim i fundit se Jashari është në prag të zyrtarizimit me gjigantin italian, Milanin, raporton IndeksOnline.

“Është klubi i vetëm që ai ka dashur gjatë gjithë afatit kalimtar veror,” raportoi Romano, duke zbuluar se pavarësisht ofertave të shumta, mesfushori nuk ka lëkundur nga dëshira e tij për t’u bashkuar “Rossonerët”.