Arabët heqin dorë nga Vinicius Junior, braziliani në pozitë të palakmuar

E ardhmja e Vinicius Jr. te Real Madridi ka hyrë në një fazë kritike, pasi negociatat për rinovimin e kontratës së tij, që skadon në vitin 2027, janë ngadalësuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes lojtarit dhe klubit. Sulmuesi brazilian kërkon një rritje të ndjeshme të pagës, duke besuar se roli dhe kontributi i tij […]

gusht 3, 2025 - 14:00
 0
Arabët heqin dorë nga Vinicius Junior, braziliani në pozitë të palakmuar

E ardhmja e Vinicius Jr. te Real Madridi ka hyrë në një fazë kritike, pasi negociatat për rinovimin e kontratës së tij, që skadon në vitin 2027, janë ngadalësuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes lojtarit dhe klubit.

Sulmuesi brazilian kërkon një rritje të ndjeshme të pagës, duke besuar se roli dhe kontributi i tij në ekip e justifikojnë këtë. Megjithatë, bordi i Real Madridit nuk është i gatshëm të prishë strukturën aktuale të pagave, sidomos në një moment kur emra si Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham janë gjithashtu në fokus për marrëveshje të reja.

Një zgjidhje e mundshme për largimin e Viniciusit dukej të ishte transferimi në Arabinë Saudite, ku në fund të vitit 2024 ai mori një ofertë marramendëse me 300 milionë euro për kartonin dhe 200 milionë euro në sezon.

Sidoqoftë, sipas Cadena SER, ky opsion është tashmë jashtë diskutimit, pasi klubet saudite kanë vendosur të ulin ndjeshëm investimet në nënshkrime të reja, duke i dhënë prioritet zhvillimit të projekteve ekzistuese.

Omar Ruben, drejtor ekzekutiv i AKHS Sports, konfirmoi për El Larguero se “fokusi tani nuk është në nënshkrimin e yjeve, por në vazhdimin e projekteve ekzistuese”, duke reflektuar një qasje më të matur financiarisht nga liga saudite.

Ky ndryshim i papritur e ka vendosur Viniciusin në një pozitë më të vështirë, me më pak alternativa reale në treg, ndërsa presioni mbi bisedimet me Realin vetëm sa është rritur.