Nis hetimi për policët maqedonas që i thanë Kosovës Serbi, reagon ambasada

Informacionet e PortaliX thonë se kontrolli i brendshëm i policisë i ka identifikuar dhe tashmë ka nisur procedurë disciplinore kundër katër pjesëtarëve maqedonas të policisë të cilët e kanë quajtur Kosovën zemër të Serbisë. Pas denoncimit të gazetarit Furkan Saliu dhe PortalitX, ndaj policëve identiteti i të cilëve është i njohur për redaksinë, ka filluar […]

Nëntor 4, 2025 - 23:00
 0
Nis hetimi për policët maqedonas që i thanë Kosovës Serbi, reagon ambasada

Informacionet e PortaliX thonë se kontrolli i brendshëm i policisë i ka identifikuar dhe tashmë ka nisur procedurë disciplinore kundër katër pjesëtarëve maqedonas të policisë të cilët e kanë quajtur Kosovën zemër të Serbisë.

Pas denoncimit të gazetarit Furkan Saliu dhe PortalitX, ndaj policëve identiteti i të cilëve është i njohur për redaksinë, ka filluar procedura në Kontrollin e Brendshëm për përgjegjësi, ndërsa ambasada e Kosovës në Shkup ka kërkuar reagim urgjent dhe dënim të këtij akti.