“Një ‘Mademoiselle’ e tepruar”, Rovena Stefa reagoni pasi u përmend nga banori i ri i BBVK, Nailir Piri

Mbrëmjen e 17 nëntorit, gjatë nisjes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, publiku pati mundësinë të njihte më mirë banorët përmes videove prezantuese që shoqëronin hyrjet e tyre në shtëpi. Në këto prezantime, secili prej tyre tregoi nga pak rreth vetes, karakterit dhe pritshmërive nga gara. Ndër prezantimet që morën më shumë vëmendje […]

Nëntor 18, 2025 - 12:30
 0
“Një ‘Mademoiselle’ e tepruar”, Rovena Stefa reagoni pasi u përmend nga banori i ri i BBVK, Nailir Piri

Mbrëmjen e 17 nëntorit, gjatë nisjes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, publiku pati mundësinë të njihte më mirë banorët përmes videove prezantuese që shoqëronin hyrjet e tyre në shtëpi.

Në këto prezantime, secili prej tyre tregoi nga pak rreth vetes, karakterit dhe pritshmërive nga gara.

Ndër prezantimet që morën më shumë vëmendje ishte ai i banorit Nailir Piri. Pas një prezantimi të shkurtër për veten, ai zgjodhi të përmendte një ish-banore të sezonit të kaluar, këngëtaren Rovena Stefa. Deklarata e tij u konsiderua nga shumë si provokuese.

 Rovena Stefa/InstaStory

Nailiri u shpreh në videon e tij“Banorin që nuk do ta duroja, do të jetë shembulli i Rovena Stefës, një ‘Mademoiselle’ shumë e tepruar”.

Ndërsa në fund të prezantimit shtoi me vetëbesim: “Shihemi në finale”. Një parashikim për rrugëtimin e tij në këtë edicion.

Por deklarata e tij nuk kaloi pa reagim. Ish-banorja e BBVK 3, Rovena Stefa, u përgjigj menjëherë në rrjetet sociale. Ajo ripostoi në InstaStory një shkrim që dikush tjetër i kishte dedikuar, ku thuhej: “Kush ishe ti mjekra prej Shkodre në BBVK mor ta marrsha, se Rovenën Stefën si zonjë të muzikës e njohim moti, e njeh krejt Shqiptaria?”.

Rovena shoqëroi repostimin me një koment të shkurtër: “Karamelja mbahet në dorë”. /Telegrafi/