Një minorene nga Shkupi u dha 25,000 euro shokëve të klasës që të mos e rrihnin vëllain e saj të sëmurë

Një filloriste nga lagjja Bit Pazar e Shkupit ishte viktimë e shantazhit nga shokët e klasës, të cilët e kërcënuan se do të sulmonin vëllain e saj më të vogël, një fëmijë me probleme shëndetësore, nëse nuk do t’u jepte paratë. Nga frika dhe nën presion të fortë psikologjik, vajza mori vazhdimisht para nga shtëpia […]

maj 9, 2025 - 19:00
 0  4
Një minorene nga Shkupi u dha 25,000 euro shokëve të klasës që të mos e rrihnin vëllain e saj të sëmurë
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një filloriste nga lagjja Bit Pazar e Shkupit ishte viktimë e shantazhit nga shokët e klasës, të cilët e kërcënuan se do të sulmonin vëllain e saj më të vogël, një fëmijë me probleme shëndetësore, nëse nuk do t’u jepte paratë. Nga frika dhe nën presion të fortë psikologjik, vajza mori vazhdimisht para nga shtëpia e saj, dhe shuma totale arriti në 25,000 euro, transmeton Portalb.mk.

Rasti u raportua në Shërbimin e Ndihmës Speciale të Shkupit nga babai i saj, një banor 52-vjeçar i Shkupit, të premten, pak pas mesnatës. Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme, dy të miturit kishin ushtruar presion ndaj shoqes së klasës për një kohë të gjatë me kërcënime të qarta se do ta dëmtonin vëllain e saj, gjë që rezultoi në pasoja të rënda për buxhetin familjar dhe gjendjen mendore të viktimës.

Ministria e Brendshme njoftoi se po merren masa për të sqaruar plotësisht rastin, duke përfshirë biseda me të miturit e përfshirë, prindërit e tyre dhe shërbimet profesionale në shkollë.