Forumi Studentor në Shkup: Aktivizëm rinor, gazetari e pavarur dhe reforma në arsimin e lartë

Anatomia e protestave, mirëqenia e aktivistëve, ndërlidhja e aktivizimit rinor me gazetarinë e pavarur. Këto ishin në fokus të ditës së parë të edicionit të dytë të Forumit Studentor të organizuar nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) që filloi sot në Shkup, raporton Portalb.mk.  Ana Friçand nga Instituti i Psikologjisë theksoi se për të […]

maj 9, 2025 - 19:00
 0  4
Forumi Studentor në Shkup: Aktivizëm rinor, gazetari e pavarur dhe reforma në arsimin e lartë
Dita e parë e edicionit të dytë të Forumit Studentor. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Anatomia e protestave, mirëqenia e aktivistëve, ndërlidhja e aktivizimit rinor me gazetarinë e pavarur. Këto ishin në fokus të ditës së parë të edicionit të dytë të Forumit Studentor të organizuar nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) që filloi sot në Shkup, raporton Portalb.mk. 

Ana Friçand nga Instituti i Psikologjisë theksoi se për të bërë ndryshime në shoqëri, energjia shtrihet te gjeneratat e reja. 

“Ndryshimet vijnë nga të rinjtë, studentët. Të jenë aktiv dhe konstruktiv në ambiciet dhe aktivitetet, mendoj se ne si gjenerata të vjetra duhet të adoptohemi dhe të flasim gjuhën e të rinjve, t’i ndihmojmë ato”, tha Friçand. 

Ajo shtoi se duhet të mësohet nga e kaluara që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. 

Sipas NIkolla Pisarev, specialist i komunikimeve kreative, shumë të rinj vendosin të rijnë këtu dhe tentojnë që të bëjnë ndryshime në shoqëri 

“Të rinjtë e sotëm nuk i kanë sfidat që gjeneratat më të vjetra i kanë pasur E ardhmja është e ndritur, mund ta shohim këtë, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi…”, tha mes tjerash Pisarev. 

Ai foli gjithashtu edhe për aktivizmin kreativ përmes formave dhe arteve të ndryshme, dhe rolin të cilin ata luajnë. 

Denica Çadikovska nga Laboratori i Gazetarisë Investigative (IRL) para studentëve foli për fushën e mediave dhe gazetarisë. Ajo theksoi se mënyra më e mirë për t luftuar dezinofmimin është përmes informatave kualitative. 

“Duhet t’i tregoni storjet tuaja, është e rëndësishme ta dini se kush jeni dhe për çfarë jeni duke luftuar. Të formoni lidhje me media të pavarura dhe kredibile. Si dhe përdorimi i medias sociale, sepse është gjëja e vetme që nuk mund të ua marrin, edhe nëse të tjerët ua kthejnë shpinën”, tha Çadikovska. 

Dita e parë e edicionit të dytë të Forumit Studentor. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Dita e parë e edicionit të dytë të Forumit Studentor. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot u nënshkrua deklarata e përbashkët për zbatimin e plotë të njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në WB6 ndërmjet drejtorit ekzekutiv të Forumit për Ndryshime në Arsim – Blendi Hodait dhe partnerëve rajonalë: Lazar Begoviq nga Instituti i Aktivizmit Rinor dhe Diversitetit – Serbi, Migen Qiraxhi nga Rezistenca Qytetare – Shqipëri, Adriatik Llugiqi nga United Youth Task – Kosovë. 

Nënshkrimi ideklaratës së përbashkët  për zbatimin e plotë të njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në WB6. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Nënshkrimi ideklaratës së përbashkët për zbatimin e plotë të njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në WB6. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Gjatë ditës pjesëmarrësit morën pjesë edhe në tre punëtori me ekspertët e lartpërmendur. 

Forumi i këtij viti realizohet nën sloganin “Çohu. Ngrihu. Për të drejtat tona. Për njëri-tjetrin. Për të ardhmen që meritojmë”.

Forumi studentor do të vazhdojë edhe nesër. 

Kujtojmë që edicioni i parë i Forumit Studentor u mbajt në mars 2024 nën organizimin e Forumit për Ndryshime në Arsim. Në këtë forum u krijua Trupi Kombëtar Studentor, u miratua Karta e të Drejtave të Studentëve dhe Rezoluta e Studentëve.