Një nga ta përdorej edhe në çlirimin e Kosovës më 1999-ën- Me çfarë avionësh sulmoi SHBA’ja ISIS’in në Siri?
Një zyrtar amerikan ka dhënë disa informacione të tjera në lidhje me sulmet ajrore të kryera nga forcat amerikane në Sirinë qendrore të dielën, të cilat synonin “udhëheqësit, operativët dhe kampet e ISIS”. Siç raporton CNN, forcat ajrore amerikanë përdorën bombarduesit B-52, avionët luftarakë F-15 dhe A-10. Avionët bombardues të tipit B-52 ishin përdorur në
Një zyrtar amerikan ka dhënë disa informacione të tjera në lidhje me sulmet ajrore të kryera nga forcat amerikane në Sirinë qendrore të dielën, të cilat synonin “udhëheqësit, operativët dhe kampet e ISIS”.
Siç raporton CNN, forcat ajrore amerikanë përdorën bombarduesit B-52, avionët luftarakë F-15 dhe A-10. Avionët bombardues të tipit B-52 ishin përdorur në masë të madhe nga NATO’ja në fushatën ndërhyrëse humanitare në Kosovë më 1999-ën.
Sulmet “u kryen si pjesë e misionit në vazhdim për të përçarë, degraduar dhe mposhtur ISIS-in, në mënyrë që të parandalohet grupi terrorist nga kryerja e operacioneve të jashtme dhe të sigurohet që ISIS nuk kërkon të përfitojë nga situata aktuale në Sirinë qendrore”, tha zyrtari.
“Vlerësimet e dëmeve të betejës janë duke u zhvilluar dhe nuk ka indikacione për viktima,” shtoi zyrtari.
Zyrtari tha gjithashtu se “CENTCOM, së bashku me aleatët dhe partnerët në rajon, do të vazhdojnë të kryejnë operacione për të degraduar aftësitë operacionale të ISIS edhe gjatë kësaj periudhe dinamike në Sirinë qendrore”.
Në përgjithësi, SHBA-ja goditi mbi 75 objektiva të ISIS-it të dielën, tha Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë.
“Nuk duhet të ketë dyshim – ne nuk do të lejojmë që ISIS të rindërtohet dhe të përfitojë nga situata aktuale në Siri. Të gjitha organizatat në Siri duhet të dinë se ne do t’i mbajmë ato përgjegjëse nëse ata janë partnerë ose mbështesin ISIS-in në çfarëdo mënyre“, tha komandanti i CENTCOM, gjenerali Erik Kurilla.
Presidenti amerikan Joe Biden tha gjithashtu të dielën se SHBA synon të vazhdojë operacionet e saja anti-ISIS në vend.