“Një nxënës shembullor …”, 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Gjakovë

Fluturim Rexha, ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Zvicër. Sipas mediave zvicerane dhe familjarëve të tij, Fluturimi vdiq në një nga kantierët e mëdhenj të ndërtimit në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, mëngjesin e së mërkurës. Në shenjë respekti, i ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes, Dobrosh, në Gjakovë. Ish-deputetja […]

Prill 26, 2025 - 13:00
 0  6
“Një nxënës shembullor …”, 28-vjeçari nga Kosova humb jetën në një kantier ndërtimi, varroset në Gjakovë

Fluturim Rexha, ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Zvicër.

Sipas mediave zvicerane dhe familjarëve të tij, Fluturimi vdiq në një nga kantierët e mëdhenj të ndërtimit në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, mëngjesin e së mërkurës.

Në shenjë respekti, i ndjeri është varrosur në fshatin e tij të lindjes, Dobrosh, në Gjakovë.

Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka shkruar në Facebook për vdekjen e 28-vjeçarir, duke e kujtuar atë si një nxënës shembullor dhe një njeri me kulturë të lartë.

“Me nderimet më të larta, me pikëlim të madh, i dhamë lamtumirën e fundit Fluturimit tonë të shkëlqyeshëm, një nxënës shembullor që gjithmonë e shpërndante dashurinë dhe kulturën e lartë njerëzore dhe qytetare”, shkroi Haxhiu.