Akademiku Asllan Bilalli, një jetë në shërbim të drejtësisë dhe arsimit

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës u mbajt mbledhje komemorative në nder të profesorit të ndjerë, Prof. Dr. Asllan Bilalli. Në këtë rast, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dërgoi telegram ngushëllimi. Profesori Bilalli, i lindur më 9 nëntor 1952, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin juridik në Kosovë dhe Maqedoninë e

Prill 25, 2025 - 18:00
 0  5
Akademiku Asllan Bilalli, një jetë në shërbim të drejtësisë dhe arsimit
akademiku-asllan-bilalli,-nje-jete-ne-sherbim-te-drejtesise-dhe-arsimit

akademiku-asllan-bilalli,-nje-jete-ne-sherbim-te-drejtesise-dhe-arsimit

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës u mbajt mbledhje komemorative në nder të profesorit të ndjerë, Prof. Dr. Asllan Bilalli.

Në këtë rast, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dërgoi telegram ngushëllimi.

Profesori Bilalli, i lindur më 9 nëntor 1952, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin juridik në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për më shumë se katër dekada, si profesor, studiues dhe drejtues institucional.

Ai ka lënë gjurmë të thella në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare Private dhe në përgatitjen e brezave të rinj të juristëve.

E plotë:

Në fakultetin juridik u mbajt mbledhja komemorative në nder të profesorit prof.Dr.Asllan Bilalli.

Gjithashtu edhe presidentja e Republikës së Kosovës dërgoi telegram ngushëllimi SH.T. Vjosa Osmani Sadriu.

I lindur më 9 nëntor 1952 dhe i diplomuar në vitin 1975, profesori Asllan Bilalli shërbeu me dedikim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës për rreth katër dekada si profesor, studiues, mentor dhe përfaqësues e udhëheqës institucional.

Pas diplomimit në Fakultetin Juridik të UP-së, ai vijoi dhe mbaroi studimet e magjistraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit dhe studimet doktorale në Universitetin e Prishtinës. Ka vijuar ndjekur seksionin e të Drejtës Ndërkombëtare Private në Akademinë e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe një numër programesh të shkëmbimit akademik.

Pas diplomimit, për një kohë, punoi në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë si bashkëpunëtor profesional.

Në vitin 1984, ai iu bashkua Fakultetit Juridik të UP-së, ku dhe ka ushtruar veprimtarinë kryesore arsimore dhe kërkimore, periudhë gjatë të cilës ai ka ligjëruar lëndën “E Drejta Ndërkombëtare Private” dhe një numër lëndësh të ndërlidhura nga fusha e të drejtës private.

Ai është autor dhe bashkautor i nje numri librash universitar e monografishë, përfshirë të Drejtën Ndërkombëtare Private, të Drejtën Romake, të Drejtën Familjare dhe të tjera, si dhe një numër të madh punimesh akademike të publikuara në revistën “E Drejta” të Fakultetit Juridik të UP-së dhe revista ndërkombëtare.

Per disa vite, ka bashkëligjëruar në Universitetin Veror Nderkombëtar të Prishtinës. Ka qenë shef i katedrës së të drejtës ndërkombëtare të Fakultetit Juridik të UP-së.

Profesori Asllan Bilalli, po ashtu, ka dhënë kontribut te jashtëzakonshëm për arsimin e lartë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë dekani i parë i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, ku më pas ka shërbyer edhe si prodekan dhe anëtar i komisionit drejtues dhe Senatit të Universitetit të Tetovës.

Gjithashtu, ka shërbyer si dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore; ka qenë anëtar i senatit dhe nënkryetar i bordit të Universitetit të Evropës Juglindore.

Në karrierën e tij profesionale, prof. Asllan Bilalli, ka qenë anëtar e kryetar i një numri komisionesh për hartimin e ligjeve si Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private në Republikën e Kosovës. Ka qenë arbitër në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë karrierës së gjatë e të pasur akademike, prof. Asllan Bilalli ka udhëhequr e mentoruar një numër të konsiderueshëm të kandidatëve në temat e tyre të masterit dhe të doktoratës në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Evropës Juglindore.