Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka replikuar në distancë me ish-deputetin Ervin Salianji. Duke iu përgjigjur komenteve në lidhje me debatet e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Noka përmes një statusi ironik në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ Salianjin. Noka ka shkruar se Salianji e nisi lëvizjen si shpëtimtar i Partisë Demokratike, por […]

dhjetor 14, 2025 - 16:00
 0
Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka replikuar në distancë me ish-deputetin Ervin Salianji.

Duke iu përgjigjur komenteve në lidhje me debatet e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Noka përmes një statusi ironik në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ Salianjin.

Noka ka shkruar se Salianji e nisi lëvizjen si shpëtimtar i Partisë Demokratike, por sipas tij, pa u bërë ende tre javë, e katandisi këtë aksion te kërkesa për një karrige.

“E nisi me bujë si ‘shpëtimtar’ i #PD-së, por pa u bërë tre javë e katandisi te kërkesa për një karrige”, shkruan Noka në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, pati akuza të ndërsjellta mes Nokës e Salianjit, lidhur me zhvillimet në këtë forcë politike.