Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Të mërkurën, datë 17 dhjetor 2025, në orën 17:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mbledhja vjen pas vendimit të Kryesisë së PD-së të mbledhur ditën e djeshme për të nisur protestat. Mësohet se rendi i ditës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do të jetë situata politike në vend, qëndrimet e […]
Të mërkurën, datë 17 dhjetor 2025, në orën 17:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Mbledhja vjen pas vendimit të Kryesisë së PD-së të mbledhur ditën e djeshme për të nisur protestat.
Mësohet se rendi i ditës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do të jetë situata politike në vend, qëndrimet e PD-së dhe protesta e 22 dhjetorit.
Kujtojmë se ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë pati përplasje të forta mes sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe ish-deputetit Ervin Salianji, lidhur me aksionin politik të këtij të fundit, por edhe zhvillimet brenda partisë.