Numri i turistëve të huaj vitin e kaluar është rritur për 10.3 për qind

 Shkup, 12 shkurt – Numri i përgjithshëm i turistëve në vend vitin e kaluar ka qenë për 6,0% më i lartë se në vitin 2024. Te turistët e huaj ka rritje …

shkurt 12, 2026 - 10:30
 0
Numri i turistëve të huaj vitin e kaluar është rritur për 10.3 për qind

 Shkup, 12 shkurt – Numri i përgjithshëm i turistëve në vend vitin e kaluar ka qenë për 6,0% më i lartë se në vitin 2024. Te turistët e huaj ka rritje  prej 10,3%, ndërsa te turistët vendas ulje  prej 2,2%, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

 Numri bujtjeve, ndërkaq, shënon rritje për 0,8%. Te turistët vendas ka ulje për 4,1%, ndërsa te turistët e huaj rritje për 6,4%.

 Në dhjetor të vitit 2025, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 36,7% ishin vendas dhe 63.3% ishin turistë të huaj.

 Numri i bujtjeve në dhjetor të vitit 2025 ishte 112.001, nga të cilët 42,4% ishin turistë vendas dhe 57,6% ishin turistë të huaj.