Nxënësja Stina Zenku nga Gostivari fiton çmimin e tretë në konkursin poetik në Athinë
Nxënësja nga Gostivari, Stina Zenku, është vlerësuar me çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar poetik për fëmijë dhe të rinj “Fjala ime – Ura ime”, aktivitet i organizuar nga Lidhja The post Nxënësja Stina Zenku nga Gostivari fiton çmimin e tretë në konkursin poetik në Athinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nxënësja nga Gostivari, Stina Zenku, është vlerësuar me çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar poetik për fëmijë dhe të rinj “Fjala ime – Ura ime”, aktivitet i organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi në bashkëpunim me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 7 mars në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë, në një atmosferë festive ku morën pjesë nxënës, prindër dhe mësues të gjuhës shqipe nga diaspora.
Stina Zenku, nxënëse e shkollës “Bashkimi” në Gostivar, u shpërblye për poezinë e saj “Gjyshja ime” në kategorinë e moshës 6–9 vjeç. Poezia e saj ishte ndër krijimet që spikatën në mesin e mbi 90 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme.
Organizatorët theksuan rëndësinë e këtij konkursi për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinj në diasporë.
“Konkursi poetik ‘Fjala ime – Ura ime’ është një nismë që i nxit fëmijët shqiptarë të shprehen në gjuhën shqipe dhe të ruajnë lidhjen me identitetin dhe kulturën e tyre,” u theksua gjatë ceremonisë.
Në aktivitet përshëndeti edhe ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, e cila vlerësoi punën e mësuesve shqiptarë në diasporë.
“Mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të mbajtur gjallë gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar tek fëmijët shqiptarë që rriten jashtë atdheut,” u shpreh ambasadorja.
Në konkurs morën pjesë nxënës nga Greqia, Kosova, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa poezitë u vlerësuan nga një juri e përbërë nga poetet Olimbi Velaj, Valbona Jakova dhe Anila Toto.
Aktiviteti u organizua edhe në kuadër të Dita e Mësuesit, duke e shndërruar ceremoninë në një festë të gjuhës shqipe dhe të talentit të fëmijëve shqiptarë nga vende të ndryshme. Gazeta Flaka
The post Nxënësja Stina Zenku nga Gostivari fiton çmimin e tretë në konkursin poetik në Athinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .