Nxjerrja e dokumenteve personale më ‘afër’ banorëve të Zhelinës, MPB hapi zyrë për shërbime administrative
Në Departamentin e Policisë në Grupçin të Komunës së Zhelinës sot u hap zyra e re e shërbimeve administrative, transmeton Portalb.mk. Qytetarët e kësaj komune aty do të mund të pajisen me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferi. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski theksoi se edhe në të ardhmen do të vzhojnë projektet e […]
Në Departamentin e Policisë në Grupçin të Komunës së Zhelinës sot u hap zyra e re e shërbimeve administrative, transmeton Portalb.mk.
Qytetarët e kësaj komune aty do të mund të pajisen me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferi.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski theksoi se edhe në të ardhmen do të vzhojnë projektet e tilla.
“Po hapim Shërbimet administrative të Ministrisë së Brendshme ku të gjithë ata qytetarë, që janë rreth tridhjetë mijë bashkë me mërgimtarët tanë, do të mund t’i ushtrojnë të gjitha ato të drejta brenda komunës së tyre, më afër shtëpisë së tyre, të cilat ndodhen në seksionin e nxjerrjes së dokumenteve personale si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferi”, theksoi Toshkovski.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, tha se kërkesa për hapjen e një zyre të tillë është e kamotshme.
“Për herë të parë në këtë komunë do të nxirren dokumente personale si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferi. Kjo kërkesë daton që nga viti 2018, prej atëherë kemi hasur në vesh të shurdhër… Ky hap kaq i rëndësishëm për banorët e Komunës së Zhelinës na gëzon të gjithëve”, tha Sejdiu.