Olsi, ish i dashuri i Eglit e mbron Gjestin pasi u godit nga Jozi, fjalët e tij nuk i priste askush
Pas incidentit të shumëpërfolur në një nga emisionet më të ndjekura të momentit, ku konkurrenti Joz Marku goditi fizikisht Gjestin, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të shumta. Një nga reagimet më të forta dhe të drejtpërdrejta ka ardhur nga Olsi Bylyku – aktor, moderator dhe ish-partneri i këngëtares së njohur Egli Tako, aktualisht pjesë […]


Pas incidentit të shumëpërfolur në një nga emisionet më të ndjekura të momentit, ku konkurrenti Joz Marku goditi fizikisht Gjestin, rrjetet sociale janë përfshirë nga reagime të shumta.
Një nga reagimet më të forta dhe të drejtpërdrejta ka ardhur nga Olsi Bylyku – aktor, moderator dhe ish-partneri i këngëtares së njohur Egli Tako, aktualisht pjesë e këtij formati televiziv.
Në një postim në Instagram Story, Olsi shpërtheu në një mesazh të gjatë, ku shpreh hapur zhgënjimin dhe revoltën ndaj mënyrës sesi kjo “lojë” televizive po perceptohet dhe po ofrohet publikut. Ai i cilëson ngjarje të tilla si “neveri”, ndërsa thekson se e gjithë kjo është shumë më tepër se sa thjesht “argëtim”.
“Phyyy, phyyy, phyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë doni!” – shkruan Olsi në fillim të postimit të tij. Më tej ai vazhdon: “Ajo neveri që pamë ishte ‘risku’ i një konkurrenti të nderuar si Gjest, për ‘faturat’ e asaj që ju të gjithë keni investuar për të kaluar kohën.”
Ai kujton se ky nuk është incidenti i parë i tillë, por vetëm “shpullat” e para që vijnë si pasojë e “verberisë” së publikut që ka pranuar këtë lloj argëtimi si normalitet.
“Ju lutem hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është ‘zabavitje’. Çdo gjë është E VËRTETË!” – thekson ai me tone të ashpra, duke e bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për skenarë apo për lojëra aktorësh.
Më tej, ai liron nga çdo faj aktorët apo konkurrentët që janë bërë pjesë e kësaj shfaqjeje, duke e adresuar përgjegjësinë tek “regjisori” i kësaj farse televizive – një mesazh i qartë për organizatorët e emisionit.
“Nuk është fajtor asnjë ‘aktor’… Miqu është ‘regjisori’ i kësaj ‘shfaqjeje’!”
Ky reagim i fortë i Olsit ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e përkrahin dhe e falënderojnë për sinqeritetin dhe guximin, dhe të tjerëve që e akuzojnë për hipokrizi për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me figura të përfshira në këtë spektakël.
Pavarësisht polemikave, një gjë është e sigurt – deklarata e Olsit ka vënë në pikëpyetje serioze etikën dhe drejtimin që po marrin formatet televizive në Shqipëri, duke hapur një debat të gjerë mbi kufijtë midis “show”-t dhe realitetit, dhe efektin që ato kanë në shoqëri./ORAinfo/