Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

Pas takimeve të shtunën me krerët e partive aleate Fatmir Mediu (PR) dhe Agron Duka (PAA), këtë diel PD është konsultuar për kandidatin për bashkine e Tiranës me PL. Flamur Noka u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në fokus të takimit ishte finalizimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit […]

shtator 28, 2025 - 14:30
 0
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

Pas takimeve të shtunën me krerët e partive aleate Fatmir Mediu (PR) dhe Agron Duka (PAA), këtë diel PD është konsultuar për kandidatin për bashkine e Tiranës me PL.

Flamur Noka u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në fokus të takimit ishte finalizimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit të përbashkët për garën në kryeqytet.

Pas takimit, deputeti Flamur Noka deklaroi se emri i kandidatit pritet të shpallet shumë shpejt.

Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike, ndaj ndjekim hapat dhe procedurat. Konsultohemi dhe më pas vendosim. E gjitha kjo është çështje ditësh dhe shumë shpejt do të keni emrin e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës”, tha Noka.

Ai shtoi se i vetmi formacion që përjashtohet nga procesi është “e majta radikale e Arlind Qorrit”.

Nga ana tjetër, Tedi Blushi tha se kandidatura që do të mbështesë opozita do të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo një emër i imponuar nga lart.

“Kandidatura e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse, jo një kandidaturë e emëruar sikundër ka ndodhur me kandidaten e Partisë Socialiste. Përballë ‘kandidates së COVID-it’, ne po zgjedhim ‘vaksinën’ e duhur, e cila do ta shërojë njëherë e përgjithmonë Tiranën”, u shpreh Blushi.

Takimi i sotëm vjen pas një raundi tjetër konsultimesh të zhvilluar të shtunën me krerët e partive aleate Fatmir Mediu (PR) dhe Agron Duka (PAA).