Ortodoksët në RMV sot i festojnë Krishtlindjet, uruan krerët shtetëror
Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re, raporton Portalb.mk. Në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet. Liturgjia solemne qendrore do të mbahet në Kishën katedrale „Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Festa e Krishtlindjeve […]
Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re, raporton Portalb.mk.
Në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.
Liturgjia solemne qendrore do të mbahet në Kishën katedrale „Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Festa e Krishtlindjeve është festë e krishtere dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit.
Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.
Për këtë festë kanë uruar krerët e shtetit.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nëpërmjet një postimi në Facebook uroi krishlindjet për të gjithë besimtarët.
“Krishtlindja ishte, është dhe do të mbetet përjetësisht një festë e lartë dhe e ndritshme e krishterimit, simbol i jetës, dashurisë, respektit dhe solidaritetit. Le t’i hapim edhe në këtë ditë të Krishtlindjes zemrat tona për të gjithë njerëzit, të përpiqemi të kuptojmë nevojën e secilit për lumturi dhe të kontribuojmë për mirëqenien shoqërore”, shkruan Siljanovska në facebook.
Afrim Gashi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut uroi në emër të Kuvendit.
“Shpreh urimet më të ngrohta për Krishlindjet Ortodokse. Kjo ditë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë si shoqëri: tolerancën, solidaritetin dhe respektin për njëri-tjetrin. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në zemrat e të gjithë juve dhe familjeve tuaja”, shkruan Gashi.
Hristijan Mickoski, kryeministri i RMV-së uroi në emër të Qeverisë.
“Të gjithë besimtarëve të Kishës Evangjeliste-Metodiste ua uroj festën e Lindjes së Krishtit – Krishtlindjen, me urimet më të sinqerta për shëndet, paqe dhe përparim shpirtëror. Krishtlindja ju sjelltë gëzim, shëndet dhe mirëqenie. Qoftë burim frymëzimi dhe force për të ecur përpara me besim dhe shpresë për një të nesërme më të mirë”, shkruan Mickoski.
Kujtojmë se dje besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoninë e Veriut e festuan Buzmin, një ditë para festës së madhe, Lindjes së Krishtit – Krishtlindjet.
7 janari është ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.