Ilir Meta mbërrin në SPAK

Ish-kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut rreth orës 11:00, ndërsa i pranishëm gjatë marrjes në pyetje do të jetë përfaqësuesi i tij ligjor, Genc Gjokutaj. Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, si person nën hetim. “Mezi po pres të takohem me “kolegët”

Jan 7, 2025 - 18:00
 0  7
Ilir Meta mbërrin në SPAK
ilir-meta-mberrin-ne-spak

ilir-meta-mberrin-ne-spak

Ish-kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut rreth orës 11:00, ndërsa i pranishëm gjatë marrjes në pyetje do të jetë përfaqësuesi i tij ligjor, Genc Gjokutaj.

Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, si person nën hetim.

“Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, shkroi Meta në Facebook, përpara se të mbërrinte në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.

SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.