OSBE-ODIHR: Keqpërdorimi i pushtetit, blerja e votave dhe presionet mbi administratën – njolla të zgjedhjeve lokale

OSBE-ODIHR doli me vërejte për balotazhin e zgjedhjeve lokale. Sipas vëzhguesve ndërkombëtar blerja e votave duhet të hetohet nga prokuroria dhe keqpërdorime të aparatit shtetëror nga partitë politike. Shefi i The post OSBE-ODIHR: Keqpërdorimi i pushtetit, blerja e votave dhe presionet mbi administratën – njolla të zgjedhjeve lokale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 3, 2025 - 23:00
 0
OSBE-ODIHR: Keqpërdorimi i pushtetit, blerja e votave dhe presionet mbi administratën – njolla të zgjedhjeve lokale

OSBE-ODIHR doli me vërejte për balotazhin e zgjedhjeve lokale. Sipas vëzhguesve ndërkombëtar blerja e votave duhet të hetohet nga prokuroria dhe keqpërdorime të aparatit shtetëror nga partitë politike. Shefi i misionit të monitorimit të zgjedhjeve nga Zyra institucioneve demokratike të burimeve njerëzore, Mateo Mekaçi tha se janë evidentuar edhe presione të funksionarëve të shtetit ndaj të punësuarve në sektorin publik.

“Përfshirja e vazhdueshme e funksionarëve të lartë në fushatë e ka mjegulluar linjën ndërmjet shtetit dhe partisë, derisa indicie për presione ndaj të punësuarve në sektorin publik dhe blerja e votave ka ekzistuar edhe më tej. Faktet për blerje të votave ishin prezentë gjatë gjithë fushatës parazgjedhore dhe institucionet kompetente duhet t’i hetojnë rrënjësisht. Monitorimi mediatik i ODIHR-së tregoi se gjatë rrethit të dytë prezantimet mediatike ishin të balancuara, megjithatë formula për reklamimin e paguar sërish shkoi në dobi të partive më të mëdha politike, ndërsa ka lënë nën hije partitë më të vogla dhe kandidatët e pavarur”, deklaroi Mateo Mekaçi.

Sakaq. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi sot se ka vepruar mbi disa paraqitje të lidhura me procesin zgjedhor, prej të cilave një pjesë janë përcjellë në institucionet kompetente, ndërsa një pjesë janë mbyllur për shkak të mungesës së shkeljeve.

Në një rast, një drejtoreshë shkolle ka shpërndarë një poster politik në një grup elektronik, dhe lënda është përcjellë në Prokurorinë Publike.

Komisioni ka shqyrtuar edhe raste të tjera të lidhura me punësime dhe deklarata të kandidatëve, por nuk ka konstatuar shkelje të rregullave zgjedhore. Në seancë janë miratuar gjithashtu vlerësimi i rreziqeve nga korrupsioni dhe metodologjia për strategjinë e re kombëtare 2026–2030. Gazeta Flaka

The post OSBE-ODIHR: Keqpërdorimi i pushtetit, blerja e votave dhe presionet mbi administratën – njolla të zgjedhjeve lokale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .