Osmani mohon të jetë përjashtuar nga LDK: Partia është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare, askush s’mund ta përjashtoj askënd
Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Komunale “Termokos”, Fisnik Osmani ka mohuar lajmet se është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se “partia, është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare dhe natyrisht askush nuk mund ta përjashtoj askënd”. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë vazhdon të jetë në krye të Termokosit, teksa
Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Komunale “Termokos”, Fisnik Osmani ka mohuar lajmet se është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se “partia, është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare dhe natyrisht askush nuk mund ta përjashtoj askënd”.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë vazhdon të jetë në krye të Termokosit, teksa këto lajme i ka quajtur të pasakta dhe të pavërteta.
“Nuk kam asnjë njoftim lidhur me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale. Unë jam Kryeshef Ekzekutiv i NP Termokos dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin e komunës Përparim Rama dhe me aksionarët e ndërmarrjes po punojmë që Termokos të jetë afër qytetarëve për çdo nevojë dhe shërbim. Partia, është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare dhe natyrisht askush nuk mund ta përjashtoj askënd. Prandaj, këto lajme përveç që janë të pasakta janë edhe të pavërteta”, ka shkruar Osmani në Facebook.