Bislimi shkon në Shtëpinë e Bardhë, jep detaje për takimet që zhvilloi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa takime atje, përfshirë ato në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit. “Në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, u takuam edhe me Drejtoren për Çështjet e

dhjetor 8, 2024 - 19:00
 0  6
Bislimi shkon në Shtëpinë e Bardhë, jep detaje për takimet që zhvilloi
bislimi-shkon-ne-shtepine-e-bardhe,-jep-detaje-per-takimet-qe-zhvilloi

bislimi-shkon-ne-shtepine-e-bardhe,-jep-detaje-per-takimet-qe-zhvilloi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa takime atje, përfshirë ato në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, u takuam edhe me Drejtoren për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland dhe Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter”, ka shkruar Bislimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Më tutje, ai bën të ditur se mori pjesë edhe në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë, ku u takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë i tij në Facebook: