Haxhiu: Ligji për Byronë Shtetërore, hap i rëndësishëm në sundimin e ligjit

Sot në seancën e Kuvedit të Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky është hap i rëndësishëm në forcimin e sundimin e ligjit. Ajo ka thënë se shpreson

dhjetor 6, 2024 - 02:00
 0  4
Haxhiu: Ligji për Byronë Shtetërore, hap i rëndësishëm në sundimin e ligjit
haxhiu:-ligji-per-byrone-shteterore,-hap-i-rendesishem-ne-sundimin-e-ligjit

haxhiu:-ligji-per-byrone-shteterore,-hap-i-rendesishem-ne-sundimin-e-ligjit

Sot në seancën e Kuvedit të Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky është hap i rëndësishëm në forcimin e sundimin e ligjit.

Ajo ka thënë se shpreson që opozita të mos përdorë Gjykatën Kushtetuese me qëllim të zvarritjes.

“Në seancën e sotme, përveç tjerash, u miratuan në të dy leximet dy ligje të rëndësishme: Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Gjykatën Administrative. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Falënderoj deputetët për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces, me shpresën që opozita të mos përdorë Gjykatën Kushtetuese me qëllim të zvarritjes së tyre”, ka shtuar Haxhiu në Facebook.