Osmani në Antalya, takon këshilltarin e Trump, Boulos – zbulon detaje nga biseda

Presidentja Vjosa Osmani deklaron se ka falënderuar Këshilltarin Special të Presidentit Trump, Massad Boulos, “për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes”, shprehet ajo, nga takimi që u realizua gjatë qëndrimit në Antalya. Tutje, në takim Osmani thekson

Prill 19, 2026 - 13:00
Osmani në Antalya, takon këshilltarin e Trump, Boulos – zbulon detaje nga biseda
osmani-ne-antalya,-takon-keshilltarin-e-trump,-boulos-–-zbulon-detaje-nga-biseda

osmani-ne-antalya,-takon-keshilltarin-e-trump,-boulos-–-zbulon-detaje-nga-biseda

Presidentja Vjosa Osmani deklaron se ka falënderuar Këshilltarin Special të Presidentit Trump, Massad Boulos, “për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes”, shprehet ajo, nga takimi që u realizua gjatë qëndrimit në Antalya.

Tutje, në takim Osmani thekson se ka shprehur shpresën “që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”.

“Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë”, shkruan Osmani.