Osmani shkon në AKI për 8 Mars, bën fotografi të pazakontë me punonjëset: Në çdo kohë janë aty ku duhet
Presidentja Vjosa Osmani, ka lartësuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke thënë se vendimet strategjike të Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme dhe fundamentale e kësaj agjencie, shkruan Gazeta Express. Kështu ka deklaruar ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur edhe se, sot për nder të ditës së gruas
Presidentja Vjosa Osmani, ka lartësuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke thënë se vendimet strategjike të Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme dhe fundamentale e kësaj agjencie, shkruan Gazeta Express.
Kështu ka deklaruar ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur edhe se, sot për nder të ditës së gruas, ajo ka vizituar gratë që janë pjesë e AKI-së, duke i quajtur ato ‘‘heroina të fshehta’’, të cilat ‘‘në çdo kohë janë aty ku duhet’’.
Postimi:
Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës.
Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës!