Beqa: Ligjet e miratuara për fushatë elektorale, do t’i kthej prapa Gjykata Kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka folur pas miratimit të katër ligjeve nga Kuvendi i Kosovës mbrëmë, duke theksuar se seanca e mbajtur ishte më shumë një veprim i orientuar nga fushata elektorale se sa një proces i thellë ligjor. ‘’Seanca tregoj se me seancën e mbrëmshme, mazhoranca në ikje, atë e ka


Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka folur pas miratimit të katër ligjeve nga Kuvendi i Kosovës mbrëmë, duke theksuar se seanca e mbajtur ishte më shumë një veprim i orientuar nga fushata elektorale se sa një proces i thellë ligjor.
‘’Seanca tregoj se me seancën e mbrëmshme, mazhoranca në ikje, atë e ka bërë më shumë për fushatë’’, shprehet ai.
Beqa ka shprehur dyshime se disa prej ligjeve do të kthehen pas nga Gjykata Kushtetuese, përfshirë ligjin e Byrosë Shtetërore, duke theksuar se ky ligj është premtuar në fushatën e kaluar dhe e konsideron si metodë të Lëvizjes Vetëvendosje për të treguar se kinse po e luftojnë korrupsionin.
‘’Jam i bindur se shumë ato ligje kanë me pasur kthim prapa nga Gjykata Kushtetuese. Për shembull ligji i Byrosë Shtetërore, nuk mund të kaloj pa e dëgjuar shoqërinë civile, pa kaluar në lexim të parë, fillimisht me bërë grupe punuese, me i thirre palët e interesuara, me i dhënë opinionet e tyre dhe ky është ligj që është premtuar në fushatën e kaluar dhe e dijnë se Gjykata Kushtetuese e kthen prapa, por e kanë si një mjet të fushatës që me i thënë qytetarëve që ne po e luftojmë korrupsionin’’ deklaron Beqa.
Sipas Beqës, miratimi i tij pa procedura të rregullta dhe pa kaluar përmes një diskutimi të gjerë mund të çojë në anulimin e tij nga Gjykata Kushtetuese, dhe se qëllimi i VV-së është që të përdorin këtë ligj për fushatën dhe jo për ta zbatuar atë në praktikë.
‘’Ai ligj i përpiluar keq është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ka qenë gjendje e jashtëzakonshme që dy leximet e këtij ligji me u bërë natën, kështu që mendoj se veprimet e mëtutjeshme i marrim edhe me akterët brenda PDK-së. Ky ligj e deformon Kushtetutën, dhe qëllimi i VV-së nuk është me kalu ligji, sepse ta kishin qëllimin ta zbatonin këtë ligj, kishin vazhduar ta miratonin këtë ligj në formë normale’’ shtoj deputeti Beqa për FrontOnline.