Osmani takohet me Orav, paralajmërojnë një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të BE’së në javët dhe muajt në vijim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka folur lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë

Mars 3, 2025 - 18:00
 0  4
Osmani takohet me Orav, paralajmërojnë një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të BE’së në javët dhe muajt në vijim
osmani-takohet-me-orav,-paralajmerojne-nje-sere-vizitash-te-zyrtareve-te-larte-te-be’se-ne-javet-dhe-muajt-ne-vijim

osmani-takohet-me-orav,-paralajmerojne-nje-sere-vizitash-te-zyrtareve-te-larte-te-be’se-ne-javet-dhe-muajt-ne-vijim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka folur lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net.

“Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Edhe në këtë takim, Osmani ka kërkuar largimin e masave ndëshkuese që BE’ja ka vendosur ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës.  Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.