Osmani takon shefin e EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit dhe siguria

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. “Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për

Mars 30, 2026 - 18:00
Osmani takon shefin e EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit dhe siguria
osmani-takon-shefin-e-eulex-it,-ne-fokus-sundimi-i-ligjit-dhe-siguria

osmani-takon-shefin-e-eulex-it,-ne-fokus-sundimi-i-ligjit-dhe-siguria

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike.

ashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Në takim, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë drejt avancimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standarteve të Konventës së Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri”, thuhet tutje në njoftim.