Pa patentë në Tetovë, policia sekuestron motoçikletën e 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar është privuar nga liria në Tetovë pasi u kap duke drejtuar motoçikletë pa leje drejtimi. Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 07.04.2026 në ora 12:20, në rrugën “Goce Delçev”, policia ka ndaluar motoçikletën me targa të Tetovës të drejtuar nga L.K. (18). “Tetovasot” mëson se ndaj tij është konstatuar shkelje sipas nenit […]

Prill 8, 2026 - 14:00
Pa patentë në Tetovë, policia sekuestron motoçikletën e 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar është privuar nga liria në Tetovë pasi u kap duke drejtuar motoçikletë pa leje drejtimi.

Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 07.04.2026 në ora 12:20, në rrugën “Goce Delçev”, policia ka ndaluar motoçikletën me targa të Tetovës të drejtuar nga L.K. (18).

“Tetovasot” mëson se ndaj tij është konstatuar shkelje sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “ngasje të pakujdesshme të automjetit”, ndërsa motoçikleta është konfiskuar dhe pritet kallëzim përkatës.