Pa rrymë disa rajone në dy komuna të Shkupit

Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në 11:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Koce Metalec” dhe “Filip Filipoviq”, nga rruga “Rudarska” deri te kioskat e ushqimit përpara parkingut dhe ndërtesat e kompanisë “Dy vëllezër ndërtues” në komunën Gazi Baba. Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 sot […]

dhjetor 3, 2025 - 10:00
 0
Pa rrymë disa rajone në dy komuna të Shkupit

Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në 11:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Koce Metalec” dhe “Filip Filipoviq”, nga rruga “Rudarska” deri te kioskat e ushqimit përpara parkingut dhe ndërtesat e kompanisë “Dy vëllezër ndërtues” në komunën Gazi Baba.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 sot pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Strushka” në komunën e Karposhit.

Siç njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Shkup, ndërprerja është për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektro-distributiv.