Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në New Orleans
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka reaguar pas sulmit në New Orleans ku mbetën të vdekur 10 persona. Dugolli tha se është thellësisht i trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në ditën e Vitit të Ri. Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat, familjet e tyre dhe mbarë komunitetin, teksa
![Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në New Orleans](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/707960-ambasadori-dugolli-i-trishtuar-nga-sulmi-i-tmerrshem-terrorist-ne-new-orleans.png)
![ambasadori-dugolli:-i-trishtuar-nga-sulmi-i-tmerrshem-terrorist-ne-new-orleans](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/707960-ambasadori-dugolli-i-trishtuar-nga-sulmi-i-tmerrshem-terrorist-ne-new-orleans.png)
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka reaguar pas sulmit në New Orleans ku mbetën të vdekur 10 persona.
Dugolli tha se është thellësisht i trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në ditën e Vitit të Ri.
Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat, familjet e tyre dhe mbarë komunitetin, teksa përballen me pasojat e kësaj tragjedie të tmerrshme”, shkroi Dugolli.
I dyshuari la të vdekur së paku 10 persona dhe 30 të tjerë u lënduan pasi hyri me veturë mes një turme njerëzish dhe më pas shtiu me armë zjarri.
Bëhet e ditur se pas një përleshjeje zjarri me policinë, i dyshuari është vrarë.