Padi tjetër ndaj Përparim Bajramit: Mori me qira hapësira që nuk u përdorën kurrë nga “Lotaria”, shkaktoi dëm mbi 24 milionë denarë

Drejtoria për Policinë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër P. B. në cilësinë e drejtorit të SHA për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e R. Maqedonisë së Veriut për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga Kodi […]

shkurt 19, 2025 - 15:00
 0  7
Padi tjetër ndaj Përparim Bajramit: Mori me qira hapësira që nuk u përdorën kurrë nga “Lotaria”, shkaktoi dëm mbi 24 milionë denarë
Përparim Bajrami. Foto e marrë nga profili i tij në X

Drejtoria për Policinë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër P. B. në cilësinë e drejtorit të SHA për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e R. Maqedonisë së Veriut për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari P.B, në cilësinë e drejtorit të SH.A. Lotaria Shtetërore, ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar në atë mënyrë që me datë 05.07.2023 ka lidhur marrëveshje për marrjen me qira të hapësirës administrative-afariste me personin juridik Hej DOOEL Shkup për objekt afarist që nuk është përshtatur dhe i gatshëm për shfrytëzim për nevojat e ShA Lotarisë Shtetërore me çmim për metër katëror, dyfish më i lartë nga çmimi i tregut dhe me kontratën e lidhur për dhënien me qira të lokalit afarist nuk janë respektuar kushtet e veçanta nga thirrja publike, pra objekti ka sipërfaqe më të madhe se kushtet e kërkuara dhe nuk ka qenë i përfshirë oborri që paraqet kusht të veçantë të parashikuar në thirrjen publike. I denoncuari përcaktoi kusht të veçantë në Thirrjen Publike – që objekti afarist (pjesa administrative) dhe hapësira e magazinës të kenë një sipërfaqe totale prej së paku 2000 deri në maksimum 2500 m2 dhe i njëjti ka lidhur kontratë për dhënien me qira të objektit – hapësira afariste me sipërfaqe 2426 m2, edhe pse sipërfaqja totale e objektit sipas Fletë-pronësisë është 2924 m2. Me qëllim të luajtjes së kushtit të veçantë të thirrjes publike, gjatë vitit 2024 ka lidhur kontratë shërbimi për 502 m2 të mbetura të objektit që është objekt i qirasë”, thonë nga Policia Financiare.

I denoncuari P. B. ndonëse në thirrjen publike për mbledhjen e ofertave për qiradhënie për hapësirë afariste, kishte paraparë kusht i veçantë që ofertuesi të ketë oborrin e tij të objektit dhe të ketë hapësirë ​​për së paku 50 vende parkimi për automjete të pasagjerëve dhe mallrave, e njëjta nuk ishte përfshirë në marrëveshjen e qirasë të lidhur më 05.07.2023. I denoncuari ka lidhur kontratë qiraje për objekt afarist prej 9 euro për m2, edhe pse në atë kohë çmimi për m2 për objekte të ngjashme sipas qëllimit dhe llojit në lagjen Vizbeg varionte nga 2,5 deri në 4,5 euro.

“Gjithashtu, objekti afarist nuk është përshtatur për qëllimin e kontratës, gjegjësisht objekti afarist është dashur të rinovohet dhe rikonstruktohet dhe për të njëjtën, i denoncuari ka planifikuar dhe ka filluar prokurim publik në vlerë prej 1.300.000 euro për renovim dhe rikonstruksion, që do të përbënte një kosto shtesë për Lotarinë Shtetërore. Në atë mënyrë, i  denoncuari P.B. në cilësinë e drejtorit të SHA Lotaria Shtetërore, ka lidhur marrëveshje për dhënien me qira të objekteve afariste që nuk ishin të përshtatshme për nevojat e Lotarisë Shtetërore dhe me një çmim për m2 më të lartë se çmimet e tregut. Pas lidhjes së kontratës për dhënien me qira të hapësirave afariste nga ana e të denoncuarit, edhe pse të njëjtat nuk janë shfrytëzuar nga SHA Lotaria Shtetërore në përputhje me qëllimin e marrëveshjes për qiranë, SHA Lotaria Shtetërore, subjektit juridik Hej DOOEL Shkup i ka paguar 24.636.045 denarë”, shtojnë nga Policia Financiare.

Me veprimet e mësipërme, i kallëzuari P. B në bazë të kontratës për marrjen me hapësirave afariste që nuk janë shfrytëzuar sipas qëllimit të kontratës në vlerë prej 24.636.045 denarë, i ka shkaktuar dëm buxhetit të SHA Lotaria Shtetërore.

Në rastin e ‘Lotarisë Shtetërore’ dy të dyshuarit kryesorë janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i ‘Lotarisë Shtetërore’ Përparim Bajrami. Të dy ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Lotarisë me mbi 501 milionë denarë.

Më 16 dhjetor dhe 24 dhjetor 2024 Policia Financiare ka paraqitur kallëzime tjera penale kundër Përparim Bajramit, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit të Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, poashtu për shkak të “ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.