Kryeministri me origjinë shqiptare Anthony Albanese fiton zgjedhjet në Australi
Kryeministri australian me origjinë shqiptare, Anthony Albanese dhe partia e tij Laburiste me prirje qendrore-majtë kanë fituar zgjedhjet federale, duke siguruar një mandat të dytë trevjeçar. Kjo është hera e parë në 21 vjet që një kryeministër australian arrin të rizgjidhet për një mandat të dytë radhazi. Kreu i opozitës dhe lideri i Partisë Liberale […] The post Kryeministri me origjinë shqiptare Anthony Albanese fiton zgjedhjet në Australi appeared first on InfoShqip.com.

Kryeministri australian me origjinë shqiptare, Anthony Albanese dhe partia e tij Laburiste me prirje qendrore-majtë kanë fituar zgjedhjet federale, duke siguruar një mandat të dytë trevjeçar.
Kjo është hera e parë në 21 vjet që një kryeministër australian arrin të rizgjidhet për një mandat të dytë radhazi.
Kreu i opozitës dhe lideri i Partisë Liberale konservatore, Peter Dutton, pranoi humbjen pas rezultateve të para të numërimit të votave të së shtunës në mbrëmje, të cilat treguan një disfatë për partinë e tij.
Në një atmosferë festive në Sidnei, kryeministri Albanese falënderoi popullin australian për besimin dhe mbështetjen.
“Të shërbesh si Kryeministër është nderi më i madh i jetës sime,” u shpreh ai. “Dhe me ndjenjë të thellë përulësie dhe përgjegjësie, gjëja e parë që bëj sonte është t’i them faleminderit popullit të Australisë.”
Kush është Anthony Albanese?
Kryeministri Australisë, Anthony Albanese ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta, Pulia, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
Qyteza Barleta shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Në Pulia jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. Besohet se atje jetojnë rreth 100.000 arbëreshë dhe nga ky komunitet e ka prejardhjen edhe babai i kryeministrit australian.
Kush është Anthony Albanese, historia e jetës si nëpër filma, takimi me të atin pas 40 vjetësh rrëfyer nga gazetari Ruben Avxhiu
Anthony Albanese është djali i një marinari arbëresh, Carlo Albanese nga jugu e Italisë, por me nënë australiane (me origjinë irlandeze).
Prindërit u njohën gjatë një udhëtimi nëpër Europë të Maryanne Ellery. Ai punonte në tragetin me të cilën po udhëtonte vajza australiane. Ishte dashuri me shikim të parë. Shumë shpejt u martuan dhe për tetë muaj me radhë kishin jetuar së bashku. Pastaj ai kishte vdekur në një aksident dhe nëna e tij ishte kthyer për të jetuar në Australi.
The post Kryeministri me origjinë shqiptare Anthony Albanese fiton zgjedhjet në Australi appeared first on InfoShqip.com.