Paraburgimin për 29 vjeçarin nga Shkupi nën dyshimet për dhunë e vjedhje, propozoi Prokuroria

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka miratuar Urdhrin për hetim ndaj 29 vjeçarit të dyshuar për vjedhje, dhunë fizike e kërcënim, vepër e dënueshme në bazë të nenit 238 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. “I dyshuari 29 vjeçar ka hyrë në një objekt ndërtimi në bulevardin “Boris Trajkovski” për të marrë disa pajisje ndërrimi në […]

maj 17, 2025 - 00:00
 0  4
Paraburgimin për 29 vjeçarin nga Shkupi nën dyshimet për dhunë e vjedhje, propozoi Prokuroria
Ndërtime, ndërtesa, banesa, urbanizëm, Shkup, analiza ekonomike, ekonomi, beton

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka miratuar Urdhrin për hetim ndaj 29 vjeçarit të dyshuar për vjedhje, dhunë fizike e kërcënim, vepër e dënueshme në bazë të nenit 238 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari 29 vjeçar ka hyrë në një objekt ndërtimi në bulevardin “Boris Trajkovski” për të marrë disa pajisje ndërrimi në vlerë prej 363 mijë denarë. Kur gjatë vjedhjes është takuar me sigurimit e objektit, i dyshuari ka përdorur dhunë dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë, e ka sulmuar fizikisht me grushte dhe e ka lënduar rëndë”, sqaroi Prokuroria.

I dyshuari edhe më herët ishte gjykuar për vjedhje, ndërsa tash Prokuroria ka propozuar paraburgimin e tij, deri në zbardhjen e rastit.