Asmir Jahoski, me një garanci prej mbi dy milionë eurosh, lirohet nga paraburgimi
Gjykata e Apelit pranoi që Asmir Jahoski, pronar i Pucko Petroll të lirohet nga paraburgimi duke pranuar një garanci prej 986,540 eurosh, duke vendosur një hipotekë mbi pasurinë e patundshme në favor të shtetit dhe me një shumë shtesë prej 72 milionë denarësh. Gjykata e Apelit informoi gjithashtu se ndaj Jahoskit janë vendosur masa kujdesi […]


Gjykata e Apelit pranoi që Asmir Jahoski, pronar i Pucko Petroll të lirohet nga paraburgimi duke pranuar një garanci prej 986,540 eurosh, duke vendosur një hipotekë mbi pasurinë e patundshme në favor të shtetit dhe me një shumë shtesë prej 72 milionë denarësh. Gjykata e Apelit informoi gjithashtu se ndaj Jahoskit janë vendosur masa kujdesi dhe se pasaporta e tij është konfiskuar, transmeton Portalb.mk.
Kur u mor vendim për Jahoskin, nga gjykata thanë se kanë parasysh propozimin pozitiv të marrë më parë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup dhe mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për të mbështetur ankesën e të dyshuarit, duke pranuar garancinë e ofruar.
“Pjesa e garancisë së ofruar dhe e pranuar në para prej 72,000,000 denarësh përfaqëson një shumë monetare të barabartë me dëmin e supozuar që dyshohet se i dyshuari e ka kryer në ngjarjen konkrete penale”, thuhet në njoftim.
Gjykata e Apelit tha se vendimi me arsyet do të publikohet i plotë në faqen e internetit të gjykatës në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykata.
Kujtojmë se, më parë, Gjykata Penale hodhi poshtë propozimin e Jahoskit për të zëvendësuar paraburgimin e tij me një garanci në pasuri të paluajtshme, duke shpjeguar se gjykata, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, pavarësisht mendimit pozitiv të dhënë nga Prokurori Publik, beson se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistencën e masës së caktuar të paraburgimit.
Nga gjykata atëherë deklaruan se besojnë se ende ekzistojnë rrethana që Jahoski mund të pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe se ai mund të fshehë, falsifikojë ose shkatërrojë gjurmët e krimit, për shkak të faktit se procedura hetimore është ende në vazhdim dhe veprime të tjera hetimore janë ende duke u ndërmarrë për të mbledhur prova.
Më 11 mars, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoskit, Asmir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.
- LEXO: Djali i deputetit të BDI-së, Jahoski u dërgua në Burgun e Shutkës
- LEXO: Mickoski: Me blerjen e mazutit kancerogjen u rrezikua jeta e qytetarëve, kushdo që shkel ligjin do të përgjigjet
- LEXO: Dyshohet që e kanë dëmtuar buxhetin e RMV-së për 137 milionë euro, Prokuroria filloi hetimin ndaj 13 personave dhe një kompanie
- LEXO: Njëmbëdhjetë të arrestuar për furnizimet e dyshimta me derivate në RMV, Vasko Kovaçevski në arrati
- LEXO: Aksion policor në Shkup, Policia arrestoi edhe ish-drejtorin dhe djalin e deputetit të BDI-së në lidhje me keqpërdorimin e derivateve